Politika 20 April 2026, 12:02 Nga VNA

Si po fsheh Kumbaro të vërtetën, AADF merr kontrollin e Arsimit me Agjenci që nuk do të paguajë taksa dhe as do të kontrollohet nga KLSH...

Ndaje në Whatsapp
Si po fsheh Kumbaro të vërtetën, AADF merr kontrollin e Arsimit

Ministria e Arsimit, Mirela Kumbaro u paraqit përpara komisionit parlamentar të edukimit, për të shpjeguar se pse qeveria vendosi që Qendrën e Shërbimeve Arsimore ta shkrijë dhe të krijojë një Agjenci e cila do të kontrollohet nga Fondi Shqiptaro-amerikan për Zhvillim AADF.

Ministrja nuk la gjë pa thënë për QSHA-në aktuale që PS e drejton prej 2012-ës, për ta nxjerrë si institucion dështak, dhe së shpëtimi do të vinte nga AADF.  

“Volum i jashtëzakonshëm pune. QSHA jep një gamë të gjërë shërbimesh.  Stafi punon jashtë orarit, kapacitetet teknologjike dhe logjistike janë të kufizuara. Ka kompleksitet të lartë pune. Shqiptarët që studiuan jashtë po kthehen dhe ka volum pune për njësimin e diplomave”,-tha Kumbaro.

Ajo tregoi se ideja nuk kish qenë e ministrisë, por çuditërisht, ekspertët që AADF solli, dolën në përfundimin se kjo drejtori duhet të kalonte në duart e AADF, që kontrollon bordin e Agjencisë së re.  

“AADF nuk ka qëllime fitimi. Ata na sollën ekspertë britanikë nga Cambridge.  Nuk na erdhi ne si ministri kjo, por na erdhi pas një ekspertize të thellë”,-tha ministrja.

Por ajo fshehu të vërtetën.

AADF do të investojë 5 milionë euro në 10 vjet, ndërsa vetëm QSHA sot krijon vetë 1 mln euro në vit.

“Funksionimi i Agjencisë do të rregullohet me një dokument të vetëm”,-tha Kumbaro, duke lënë të vërtetat e hidhura të plasin në një dokument tjetër, jo parlamentar, si VKM_ja.

VNA ka mësuar se AADF ka rënë dakord me qeverinë për të mos paguar taksa për shërbimet që do të kryejë, madje do të ketë imunitet edhe nga kontrolli i KLSH-së, edhe pse do të marrë financim publik.
Ministrja u sfidua nga opzita të tregojë nenin se ku është parashikuar kontrolli financiar i agjencisë së re. 
"Do të kontrollohet nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave",-tha Kumbaro. 
"Pse nuk përmendet në nen edhe KLSH",-tha Boçi?
"Le ta vendosë Komisioni i Ligjeve nëse e çmon,"-bishtnoi Kumbaro.

Kështu që AADF do të ketë të gjitha provimet dhe licencat shtetërore në dorë, përfshi të dhënat personale dhe kontrollet e tarifave.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme