Politika 3 Nëntor 2025, 22:33 Nga VNA

‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa entuziazëm për bashkinë e Cërrikut

Ndaje në Whatsapp

‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa

Bashkia e Cërrikut po shkon drejt zgjedhjeve të pjesshme të dielën e 9 nëntorit, por në qendrën e qytetit nuk dallohet asnjë entuziazëm. Mes një grupi pensionistësh, pak të rinjve dhe punëtorëve vigjilentë të bashkisë, klima elektorale përjetohet më shumë si kuriozitet.

“Nuk është se kemi ndonjë entuziazëm të madh. Duam që kushdo që fiton, të merret me punët e qytetit, me rrugët, me pastërtinë dhe me punësimin, se ka shumë papunësi,” thotë Arjani, 42 vjeç, pronar i një dyqani ushqimor në afërsi të qendrës, i cili nuk ka bërë ende as 1 mijë lekë xhiro.

Bashkia e Cërrikut përbëhet nga qyteti i Cërrikut, një ish- qendër industriale dhe komunat Gostimë, Mollas, Shalës dhe Klos. Bashkia ka rreth 38 mijë qytetarë me të drejtë vote, por në zgjedhjet lokale të vitit 2023 morën pjesë vetëm 12 mijë votues.

Cërriku u fut në hartën e gjashtë bashkive pa kryetar në shtator të këtij viti, pasi kryeministri Edi Rama përzgjodhi Andis Sallën si ministrin e ri të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Për postin e lënë vakant prej tij garojnë tre kandidatë; Florenc Doka nga Partia Socialiste, Amarildo Hoxha, një mjek në profesion që mbështetet nga Partia Demokratike dhe Eligert Hima, kandidat i “Shqipëria Bëhet”.

Kandidati socialist, Florenc Doka hyn në garë me mbështetjen e plotë të strukturave të partisë dhe përfaqëson vazhdimësinë e administratës aktuale. Ai thekson nevojën e mbarimit të “projekteve të nisura” – ndërsa vlerëson si sfida varfërinë, mungesën e shpresës dhe lodhjen e elektoratit.

Doka i tha BIRN se fushata ka vijuar e qetë dhe se ai ka vendosur që të mos angazhohet në atë që e konsideroi “fushatë shpifjesh dhe sharjesh të elektoratit”.

“Në një komunitet të vogël si Cërriku, është e rëndësishme të japim mesazhin e një fushate larg zhurmës së politikës së madhe, pa marrë shembuj të importuar, pse jo të japim shembullin e një fushatë ndryshe, ku bisedohet me njerëzit dhe programohen të zgjidhen problematika..,” tha ai.

Doka akuzohet nga kandidatët kundërshtarë se po përdor administratën lokale për fushatë, por ai pretendoi se “punët e bashkisë janë ato që bëhen zakonisht, pavarësisht fushatës”.

‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa
Kandidati i PS për bashkinë e Cërrikut, Florenc Doka

Ndryshe nga Doka, mjeku Amarildo Hoxha kandidon për postin e kryebashkiakut me synimin e thyerjes së kufijve të politikës tradicionale. Edhe pse mbështetet nga Partia Demokratike, Hoxha ruan profilin si i pavarur për të tërhequr votuesit e zhgënjyer.

Hoxha i tha BIRN se hyn në këtë garë për të kthyer bashkinë e mbajtur peng prej më shumë se një dekade. Megjithatë, Hoxha e sheh fushatën si një mundësi komunikimi me qytetarët për një altenativë të re.

“Unë nuk hyj në politikë për të ndarë njerëzit, por për ti’ bashkuar rreth një qëllimi të përbashkët: një qeverisje lokale të ndershme, efikase dhe të afërt me qytetarin,” tha ai.

Përballë dy kandidatëve të tjerë, Eligert Hima nga “Shqipëria Bëhet” ka udhëhequr një fushatë denoncuese mbi premtimet e pambajtura, kushtet e jetesës dhe investimet e munguara në Bashkinë e Cërrikut.

Hima vjen nga emigracioni dhe po garon me moton “Përtej fadasave”.

“Ne po ekspozojmë të gjitha problematikat e pazgjidhura për qytetarët e Bashkisë Cërrik, në mënyrë që t’u japim një alternativë se si mund t’i zgjidhim këto probleme. Nga ana tjetër, ne vazhdojmë takimet shtëpi më shtëpi, si edhe me strukturat, të cilat vijojnë punën në terren, por pa u përdorur si makiazh elektoral,” tha ai.

Sipas tij, mazhoranca po kërkon të mbajë pushtetin duke i mbuluar dështimet me “pak asfalt elektoral”.

“Qytetarët e Cërrikut kërkojnë një ndryshim real dhe një njeri të përkushtuar,” theksoi më tej ai.

Qytetarët duan ndryshim

‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa
Mjeku Amarildo Hoxha kandidon si i pavarur, me mbështetjen e Partisë Demokratike.

Bashkia e Cërrikut shtrihet në një zonë kodrash të buta mes Lumit Shkumbin dhe Lumit Devoll në Shqipërinë qendrore. Cërriku e fitoi statusin qytet në vitin 1952 pas ndërtimit të një rafinerie nafte – një aeroport ushtarak aty pranë dhe një termocentral në funksion të rafinerisë përbënin burimin kryesor të punësimit për banorët e qytezës.

Pas mbylljes së industrisë në fund të viteve ’80, qyteti vuan nga varfëria dhe një pjesë e konsiderueshme e popullsisë e ka braktisur atë. Ndërkohë, një komunitet i ndjeshëm pakicash egjiptiane përballet me sfida edhe më të mëdha.

Sipas Behije Ballës, një aktiviste për të drejtat e komunitetit egjiptian që njihet më së shumti me emrin Zeka, anëtarët e komunitetit përballen me mungesë të shërbimit shëndetësor, të investimeve si dhe të papunësisë.

“Rrugët duhet të përmirësohen ndjeshëm, pasi siç e keni pare, lagjja jonë ka shumë probleme. Shtëpitë i kemi pa legalizime, të rinjtë janë pa punë. Ka shumë gjëra që duhen përmirësuar për komunitetin tonë dhe çdo kryetar që vjen duhet t’i kthejë sytë edhe nga ne,” tha Balla.

Një tjetër kategori e ndjeshme në Cërrik janë pensionistët, të cilët duket se kanë humbur besimin te politika.

Në sheshin qendror të Cërrikut, njëri prej tyre thotë se nuk ka ndërmend të votojë, pasi “zgjedhjet nuk ndryshojnë asgjë”.

“Pse të votoj kur vota ime nuk ka bërë asnjë ndryshim?” tha i moshuari. “Ne kemi po ato pensione mjerane, rinia vetëm ikën dhe këtu gjen vetëm pleq,” shtoi më tej ai.

Skeptikë janë edhe të rinjtë e paktë në Cërrik, të cilët janë gjithsesi në kërkim të alternativave të reja.

Ina, një studente në Tiranë që kthehet çdo fundjavë pranë familjes në Cërrik, thotë se do të pëlqente një politikë ndryshe.

“Nuk e njoh shumë, por më pëlqen ideja që del dikush jashtë partive të mëdha dhe i thotë gjërast siç janë. Të paktën përpiqet të sjellë diçka ndryshe,” theksoi ajo.

Për shumë qytetarë, megjithatë, çështja nuk është më se kush fiton, por a do të ndryshojë diçka pas 9 nëntorit.

“Kemi parë shumë zgjedhje, por shumë pak ndryshim. Këtë herë, duam dikë që të na dëgjojë, jo vetëm të na kërkojë votën,” thotë një grua në qendër të Cërrikut./BIRN/

 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme