Politika 29 September 2025, 11:52 Nga VNA

Shtyhet seanca paraprake për dosjen e Veliajt dhe 29 të pandehurve

Ndaje në Whatsapp
Shtyhet seanca paraprake për dosjen e Veliajt dhe 29 të pandehurve

Gjykata e Posaçme pritet të firmosë shtyrjen e seancës paraprake për dosjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 29 të pandehurve të tjerë, për shkak të angazhimit të avokatëve në procese të tjera gjyqësore.

Avokatja e biznesmenit Elman Abule ka paraqitur kërkesë për shtyrje, pasi ndodhet e angazhuar në një seancë pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Seanca pritet të hapet nga gjyqtarja Etleva Deda vetëm për të vendosur mbi shtyrjen e procesit dhe caktimin e një date të re.

Veliaj dhe bashkëshortja e tij akuzohen për vepra të rënda penale, përfshirë korrupsionin, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurisë.

 

 

 

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme