Politika 15 April 2026, 10:28 Nga VNA

Shtyhet procesi ndaj Erion Veliajt, Burgjet nuk e njoftuan për datën dhe orën e seancës

Ndaje në Whatsapp
Shtyhet procesi ndaj Erion Veliajt, Burgjet nuk e njoftuan për datën

Nis në Gjykatën e Posaçme procesi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. I pandehuri nuk ishte i pranishëm, pasi sipas trupës gjykuese, Drejtoria e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës për shoqërimin e tij.

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, tha se mungesa e tij përbën shkak për shtyrjen e seancës, pasi ai nuk ka shprehur vullnet nëse do të marrë pjesë apo jo në gjykim.

“Duhet të garantohet e drejta e çdo të pandehuri për t’u njoftuar. Fakti që zoti Veliaj nuk e ka shprehur vullnetin e tij nëse do të marrë pjesë në seancën e sotme, mendoj që pamundëson vijimin e gjykimit”, tha Ndreca.

Prokurori i SPAK, Altin Dumani, u shpreh se nga rrethanat e paraqitura rezulton se i pandehuri nuk është njoftuar, edhe pse gjykata ka urdhëruar njoftimin e tij.

“Na rezulton se Drejtoria e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës. Po ashtu, duhet të mësohet përse nuk është zbatuar ky urdhër, pasi nuk është hera e parë dhe mosnjoftimi i të pandehurit po bëhet shkak për shtyrjen e seancës. Nëse gjykata vendos ta shtyjë, kërkojmë që të caktohet një datë sa më e shpejtë”, tha Dumani.

Seanca e radhës u shty për në datën 27 prill.

Veliaj akuzohet për 13 vepra penale, nga korrupsioni, pastrimi i parave, fshehja e pasurisë etj.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme