Politika 12 November 2025, 12:49 Nga VNA

Shqipëria bashkëpunon me Izraelin për prodhimin e armëve – Vengu krenohet ndërsa BE kufizon tregtinë ushtarake me Tel Avivin

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria bashkëpunon me Izraelin për prodhimin e armëve

Në një kohë kur disa vende të Bashkimit Europian kanë vendosur ndalime ose kufizime ndaj bashkëpunimit ushtarak me Izraelin, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Armatimeve, Pirro Vengu, ka deklaruar me krenari se Shqipëria po zgjeron partneritetin në këtë fushë.

“Prodhimi i municioneve. Kemi një bashkëpunim europian, të huaj dhe vendas me një linjë prodhimi nga Europa Qendrore dhe me partneritet vendas. Dhe sa i përket mjeteve të blinduara, dronëve dhe sistemeve antidronë, kemi një partneritet mes një kompanie vendase dhe një kompanie izraelite. Dhe këtu do kemi mundësinë në të ardhmen për gjëra që kemi në negociim e sipër që i kemi aktualisht me dy vende europiane dhe një vend të Lindjes së Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe”, deklaroi Vengu.

Deklarata e tij vjen në kontrast të plotë me qëndrimin e disa vendeve të Bashkimit Europian, që kanë ndërprerë bashkëpunimet në industrinë e armëve me Izraelin për shkak të luftës në Gaza dhe akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut.
Slovenia ka vendosur një embargo të plotë për import, eksport dhe transit të armatimeve me Izraelin; Spanja ka ndaluar përdorimin e porteve dhe hapësirës ajrore për transport armësh drejt Tel Avivit; Belgjika ka pezulluar lejet e eksportit për materiale ushtarake; ndërsa Gjermania dhe Holanda kanë kufizuar miratimet për furnizime që mund të përdoren në Gaza. Italia, nga ana tjetër, ka deklaruar se do të pezullojë eksportet e reja, por do të respektojë kontratat ekzistuese.

Në këtë sfond të tensionuar diplomatik, përfshirja e Shqipërisë në bashkëpunime të reja me Izraelin ngre pyetje mbi drejtimin strategjik të qeverisë dhe pozicionimin e saj në raport me qëndrimin e partnerëve europianë. Analistët theksojnë se vendimet e tilla mund të ndikojnë jo vetëm në imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, por edhe në marrëdhëniet e saj me vende që po kërkojnë distancim nga Tel Avivi për arsye humanitare dhe politike.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme