Politika 27 February 2026, 08:57 Nga VNA

Shorti në Gjykatën e Posaçme, caktohet trupa gjykuese për Erion Veliajn dhe 29 të pandehurit e tjerë

Ndaje në Whatsapp
Shorti në Gjykatën e Posaçme, caktohet trupa gjykuese për

Në Gjykatën e Posaçme u hodh shorti elektronik për të zgjedhur trupën gjykuese që do të shqyrtojë akuzat penale ndaj Erion Veliajt.

Engjëllushe Tahiri është kryesuesja e trupës, Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj janë anëtare. Brenda pak ditësh do të zhvillohet edhe seanca e parë gjyqësore e themelit për kryebashkiakun e Tiranës dhe 29 të pandehur të tjerë. Veliaj është i pandehur për 13 vepra penale.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme