Politika 31 July 2025, 19:57 Nga VNA

Shoqëria civile kundërshton ndryshimet në Kodin Penal: Liria e shprehjes në rrezik

Ndaje në Whatsapp
Shoqëria civile kundërshton ndryshimet në Kodin Penal: Liria e

Blerjana Bino, SCiDEV dhe SafeJournalists Network shpreh shqetësim të thellë për disa propozime në draftin e ndryshimeve në Kodin Penal, të cilat cenojnë drejtpërdrejt lirinë e shprehjes dhe krijojnë rreziqe serioze për lirinë e medias në Shqipëri.

Ndryshimet e propozuara në nenet 865 dhe 863  për fyerjen dhe shpifjen jo vetëm që nuk përmbushin rekomandimet tona të përsëritura por edhe të institucioneve evropiane për dekriminalizimin e këtyre veprave, por përkundrazi, shtojnë sanksione penale dhe e zgjerojnë fushën e zbatimit në mënyrë që mund të ketë efekt frikësues ndaj gazetarëve, aktivistëve dhe qytetarëve të angazhuar dhe rojtarëve publik. Ne jemi duke bërë një analize te detajuar dhe kemi marre edhe mbeshtetjen e rrjeteve europiane per mbrojtjen e lirise se shprehjes per nje deklarate te perbashklet qe del neser.

Zgjerimi i përgjegjësisë penale për komentet e bëra në media, rrjete sociale apo përmes akteve publike, rritja e gjobave, si dhe paqartësitë në formulimet ligjore, përbëjnë një rrezik të shtuar për abuzim dhe selektivitet në zbatim. Dispozitat si ato që justifikojnë deklarata të dëmshme të bëra “në gjendje zemërimi” (neni 120, pika 4), mund të përdoren për të shmangur përgjegjësinë e aktorëve të pushtetshëm, duke krijuar standarde të dyfishta.

SCiDEV dhe SafeJournalists Network bën thirrje për një rishikim të plotë të këtyre dispozitave në konsultim me aktorët e shoqërisë civile, komunitetin e medias, organizatat ndërkombëtare dhe ekspertët e të drejtave të njeriut, në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Drafti i Kodit Penal nuk reflekton plotësisht masat e posaçme të mbrojtjes së gazetarëve sikurse raportet dhe perpjekjet tona advokuese kane kerkuar prej kohesh, si edhe jane listuar edhe ne Platforma e Dialogut për Lirinë e Shprehjes dhe Sigurinë e Gazetarëve. Në mënyrë të veçantë, Platforma rekomandon qartë dekriminalizimin e shpifjes, njohjen eksplicite të gazetarëve si kategori e mbrojtur posaçërisht në rastet e sulmeve gjatë ushtrimit të detyrës, dhe krijimin e një mekanizmi të reagimit të shpejtë për të garantuar reagim institucional të koordinuar në rastet kur gazetarët sulmohen. Në kontrast me këto rekomandime, drafti aktual i Kodit Penal vazhdon ta konsiderojë shpifjen si vepër penale (Neni 120), pa ofruar garanci të shtuara apo masa specifike mbrojtëse për gazetarët. Gjithashtu, Neni 536, i cili penalizon ndërhyrjet në pavarësinë e gjykatës, paraqet rrezik të konsiderueshëm për gazetarët që raportojnë mbi procedurat gjyqësore, duke mos parashikuar përjashtime apo dispozita të qarta mbrojtëse për aktivitetin gazetaresk.

Në vlerësimin tonë, drafti aktual i Kodit Penal përmban disa dispozita që janë të formuluara në mënyrë të përgjithësuar dhe të paqartë, duke krijuar hapësira për interpretime arbitrare dhe aplikim selektiv në dëm të gazetarëve dhe mediave.

Shqetësim i veçantë është mungesa e garancive specifike për mbrojtjen e gazetarëve gjatë raportimit mbi çështje sensitive, përfshirë rastet gjyqësore dhe hetimet për korrupsion apo shpërdorim detyre nga zyrtarë të lartë. Kjo situatë mund të përkeqësojë klimën tashmë të vështirë për lirinë e medias në Shqipëri dhe të krijojë një efekt frenues mbi raportimin kritik, hetimor dhe të pavarur.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme