Politika 25 March 2026, 15:23 Nga VNA

Shoqatat e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve sfidojnë Ramën me rastin Meloni në Itali: Të jemi aktivë është pjesë e demokracisë

Ndaje në Whatsapp

Shoqatat e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve sfidojnë Ramën me

Përmes një deklarate të përbashkët që mban aromë sfide ndaj pushtetit ekzekutiv, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe ajo e Prokurorëve ka reaguar, duke marrë shkas nga zhvillimet politike dhe juridike në Italinë fqinje. Ky reagim vjen si një kundërpërgjigje e tërthortë, por e qartë, ndaj qasjes së Kryeministrit Edi Rama, i cili më herët i ka kritikuar ashpër këto shoqata për përfshirje në debate publike.

Duke vlerësuar rolin e magjistraturës italiane në proceset referendare dhe debatet kushtetuese në shtetin fqinj, shoqatat shqiptare theksojnë se angazhimi i tyre nuk është politikë partiake, por mbrojtje e shtetit të së drejtës.

"Angazhimi i Shoqatës Kombëtare të Magjistratëve të Republikës së Italisë dëshmoi se një sistem drejtësie i ndërgjegjshëm për misionin e tij merr pjesë në mënyrë aktive dhe të përgjegjshme në jetën demokratike, duke mbrojtur vlerat mbi të cilat ndërtohet drejtësia," thuhet në deklaratë.

Sipas tyre, ky lloj aktivizmi "forcon njëkohësisht lidhjen ndërmjet sistemit të drejtësisë dhe qytetarëve, duke garantuar llogaridhënien dhe ndërtimin e besimit të publikut tek institucionet e drejtësisë."

Kjo deklaratë rikthen në vëmendje përplasjen e fortë të pak kohëve më parë mes Kryeministrit Rama dhe magjistratëve. Në atë kohë, debati u ndez për çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku Rama nuk i kurseu kritikat, duke u thënë se "kjo është punë për mua" dhe duke i akuzuar shoqatat se po silleshin si parti politike sa herë që replikonin me qeverinë në publik.

Megjithatë, shoqatat duket se kanë vendosur të mos tërhiqen, duke e konsideruar pavarësinë e tyre si "oksigjenin" e shoqërisë:

"Sistemi i drejtësisë, me gjithë problematikat që mund të ngrihen në drejtim të tij, përbën oksigjenin e lirive themelore të qytetarëve. Procesi referendar në Itali dëshmoi edhe një herë se pavarësia e sistemit të drejtësisë në tërësi mbetet gur themeli i çdo sistemi demokratik funksional."

Në atë që mund të lexohet si një paralajmërim ndaj ndërhyrjeve të ekzekutivit, magjistratët theksojnë se roli i tyre është të mbrojnë qytetarët nga çdo tejkalim i kompetencave nga qeveria.

"Edhe në vendin tonë, është detyrë e organeve të sistemit të drejtësisë dhe e çdo magjistrati në veçanti për të rritur besimin e qytetarëve... duke mbrojtur të drejtat dhe liritë kushtetuese nga çdo ekses prej pushteteve të tjera."

"Shoqatat tona mbeten të vendosura dhe të angazhuara maksimalisht për ta realizuar këtë mision themelor të garantimit të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve, duke marrë përvojat më të mira nga shoqatat homologe të vendeve fqinje."

Kjo lëvizje e koordinuar e gjyqtarëve dhe prokurorëve sinjalizon një fazë të re të marrëdhënieve me qeverinë, ku drejtësia kërkon të flasë me zërin e saj, pavarësisht "shkopinjve nën rrota" nga politika.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme