Politika 4 February 2026, 09:36 Nga VNA

Shoqata e Prokurorëve kundër Edi Ramës. Gjykimi për pagat të jetë i lirë nga presioni politik

Ndaje në Whatsapp
Shoqata e Prokurorëve kundër Edi Ramës. Gjykimi për pagat

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar zyrtarisht lidhur me debatin publik mbi gjykimin kushtetues për pagat e magjistratëve, duke theksuar se çdo ndryshim ligjor që sjell ulje pagash për prokurorët dhe gjyqtarët përbën cenim të garancive kushtetuese dhe rrezikon pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Në një deklaratë të detajuar, shoqata nënvizon se diskutimet publike për drejtësinë duhet të jenë të përgjegjshme dhe të balancuara, duke respektuar rolin kushtetues të magjistratëve. Sipas saj, retorika që synon të kthejë opinionin publik kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i shërben shtetit të së drejtës, por përkundrazi e dobëson atë.

Shoqata e Prokurorëve shpreh mbështetje të plotë për qëndrimet e shoqatave të gjyqtarëve, të cilat tashmë i kanë paraqitur argumentet e tyre përpara Gjykatës Kushtetuese. Ajo thekson se çdo regres në standardet e mëparshme të pagave të magjistratëve përbën shkelje të parimeve kushtetuese dhe minon pavarësinë e drejtësisë.

Në deklaratë vihet në dukje se pavarësia e Gjykatës Kushtetuese dhe e gjithë sistemit gjyqësor është një shtyllë themelore e demokracisë, e cila duhet të respektohet nga të gjithë aktorët institucionalë dhe politikë, veçanërisht në momente delikate vendimmarrjeje.

Shoqata kërkon që gjykimi kushtetues për pagat e magjistratëve të zhvillohet pa asnjë formë presioni apo instrumentalizimi politik dhe publik, duke i lënë Gjykatës Kushtetuese rolin e saj si autoriteti i vetëm legjitim për të dhënë vendimin përfundimtar.

Në përmbyllje, Shoqata e Prokurorëve shpreh besimin e plotë te Gjykata Kushtetuese dhe mbështet çdo përpjekje që synon forcimin e rendit kushtetues, pavarësinë e drejtësisë dhe standardet demokratike në Shqipëri.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme