Politika 22 January 2026, 11:33 Nga VNA

Ndodh vetëm në Shqipëri/ Infermierët pa paga, shteti hesht dhe pastaj pyesim pse mjekët e të rinjtë ikin në Gjermani

Ndaje në Whatsapp
Ndodh vetëm në Shqipëri/ Infermierët pa paga, shteti hesht

Ata mbajnë në këmbë spitalet, shpëtojnë jetë çdo ditë dhe përballen me mungesa, lodhje e përgjegjësi ekstreme — por nuk marrin as pagën e tyre në kohë. Infermierët dhe stafi mjekësor në Shqipëri ende nuk kanë marrë pagën e muajit dhjetor 2025, ndërsa institucionet përgjegjëse heshtin, sikur bëhet fjalë për një problem dytësor, jo për jetesën e mijëra familjeve.

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka ngritur publikisht shqetësimin për vonesat e përsëritura të pagave, mungesën e informacionit dhe mungesën totale të reagimit nga autoritetet shtetërore. Sipas saj, punonjësit e shëndetësisë janë lënë pa shpjegime, pa transparencë dhe pa siguri financiare.

Në deklaratën e saj, shoqata kritikon ashpër institucionet përgjegjëse dhe sindikatat, duke theksuar se reagimet e tyre shpesh janë selektive dhe të lidhura me interesa politike apo personale, jo me mbrojtjen reale të punonjësve.

“Punonjësit heshtin nga frika e presioneve dhe kërcënimeve për largim nga puna, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar dhe premton vetëm rritje page simbolike,” thuhet në deklaratë.

Sipas shoqatës, kjo nuk është një situatë e izoluar. Vonesat e pagave janë kthyer në një praktikë të përsëritur prej vitesh, duke detyruar infermierët dhe stafin mjekësor të vazhdojnë punën në vijën e parë, pa pasur siguri për të ardhurat e tyre.

Reagimi

Shoqata e Infermiereve te Shqipërisë shpreh shqetësimin e saj lidhur me vonesën ekstreme të mos kalimit të pagës për punonjësit e Shëndetësisë. Pa asnjë njoftim dhe pa asnjë justifikim edhe pse data është 22 Janar 2026 paga e muajit Dhjetor 2025 ende nuk ju është dhēnë punonjësve të Shëndetësisë. Më e turpshme se kjo është dhe heshtja që ka kapluar çdo indivi, punonjës dhe institucion e për më tepër sindikatat inekzistente në Shqipëri që reagojnë vetëm kur kanë interesa personale apo politike për marrje kuotash ose fondesh por që punonjësit i shohin si përfitim e jo si individ për ti përfaqësuar. Heshtja e vetë punonjësve që dhe kur sju japin hakun e merituar heshtin nga frika e presioneve të vazhdueshme që ju bëhen me largime nga puna. Dhe qershia mbi tortë është heshtja e vetë Ministrisë lidhur me këtë shqetësim duke mos bërë asnjë reagim e për më tepër duke premtuar rritje page në formë lëmoshe ose si formë për tju mbyllur gojën.

Një problematikë e përsëritur prej vitesh e pa asnjë përgjegjësi e përgjegjës dhe e gjitha rëndon mbi punonjësit që rrinë me sytë nga banka kur do ju kaloj paga.

Është turp që pas kaq shumë skandalesh në Shëndetësi dhe vjedhje të pajustifikuara nuk ka akoma lëkë për tju paguar pagat punonjësve që janë fronti i parë në përballje në çdo situatë që vendi kalon.

Duke shpresuar që dikush të dalë të mbaj përgjegjësinë për këtë shpresojmë që ky fenomen të mos përsëritet më. Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë; 22 Janar 2026, Tiranë

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme