Politika 26 March 2026, 08:01 Nga VNA

Shkresa që sfidon aritmetikën: PD kërkon 50 kuti votimi nga KQZ, por dyfishin e kodeve që duehn për kutitë

Ndaje në Whatsapp

Shkresa që sfidon aritmetikën: PD kërkon 50 kuti votimi nga KQZ,

PD i ka kërkuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve që, në kuadër të zhvillimit të proceseve zgjedhore brenda strukturave të saj, t’i vërë në dispozicion 50 kuti votimi, 100 dhoma të fshehta votimi dhe 500 kode sigurie.

Ervin Minarolli, që ka pasur fatin të nënshkruajë kërkesën, nuk saktëson se për kur i duhen materialet që KQZ u dashka t’ia vërë në dispozicion. Madje nuk referon as ndonjë dispozitë që detyron KQZ t’i përgjigjet kërkesës së PD. Aq më pak që t’i përgjigjet pozitivisht asaj.

Shkresa në fakt nuk saktëson as formën e marrjes së materialeve. Nuk kuptohet nëse PD po i kërkon borxh apo me qira dhomat dhe kutitë, por më së paku kodet do duhet t’i blejë, sepse kodet pasi i përdor nuk i kthen dot mbrapsh.

KQZ nuk njihet si institucion që shet kode. A jep dot në hua pjesë të inventarit, pasuri e shtetit, ose a i jep me qira? Këtë shkresa e PD nuk e sqaron.

Kërkesa nuk sqaron as se kur KQZ duhet t’i paketojë sa kërkon PD. Transportin si do e bëjë? Apo do shkojë sekretari i përgjithshëm me kamion t’i marrë në dorëzim e t’i shpërndajë? Si do ndodhë “vënia në dispozicion”?

Por fakti më interesant i asaj shkrese është se nuk ka njeri ta kuptojë se si PD do t’i marrë ato 50 kuti, 100 dhoma e 500 kode.

Por po aq pak kuptohet se pse PD i duhen, për shembull, 50 kuti, por 500 kode. Që ta sqarojmë: 1 kuti ka 5 kode. Kështu i ka kutitë KQZ. Nëse kërkohen ato kuti e jo të tjera, atëherë për çdo kuti Flamur Noka, si sekretar i përgjithshëm, mund të përdorë 5 kode. Por 50 × 5 = 250. Nuk bëjnë 500. Pse PD kërkon 50 kuti, por 500 kode?

Por PD ka kërkuar 100 dhoma votimi. Mos mendon se kodet (nga 5) duhen për dhomat e votimit? Nëse kode do ishin kërkuar 300, do thonim “epo i duhen 50 rezervë”. Po nga 250 që duhen, i duhen edhe 250 të tjera rezervë?

Në PD thjesht nuk di të bëjë njeri llogari, ose përndryshe ka në mend që të zëvendësojë 250 kode me 250 të tjera.

Sa për shkresën, që në PD të mos nisin investigimin, u sqarojmë zyrtarëve të atjeshëm se protokolli i KQZ është online. Nëse nis një kërkesë në KQZ, ia ke nisur automatikisht edhe gjithë mediave.

Dhe sa për llogaritë… 7 × 7 bëjnë gjithmonë 49 dhe jo 42.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme