Politika 2 October 2025, 13:06 Nga VNA

Sherri pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova”: Dy nxënës në spital ndërsa Rama poston video për sigurinë në shkolla

Ndaje në Whatsapp

Sherri pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova”: Dy nxënës

Dy nxënës të gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Tiranë ndodhen në spital pas plagëve të marra pas një sherri banal të ndodhur në rrugën pranë shkollës. Edhe pse policia u tregua e kujdesshme të theksonte në njoftimin e saj se plagët e të rinjve janë marrë në rrugë, të gjithë e kanë të qartë se sherri ka nisur në shkollë. Në atë institucion që duhet të jetë shembulli i dijes dhe i sigurisë. Ose të paktën ashtu siç pretendon edhe kryeministri, i cili jo më larg se dje në postimet e tij propagandistike, për ironi të fatit, ka shkruar për sigurinë në shkolla.

“Në shkollat publike janë vendosur oficerë sigurie të cilët do të garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ i lidhur me dhunën apo rreziqet online. Falë edhe bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Arsimit, janë zhvilluar trajnime specifike për oficerët e sigurisë për të garantuar sigurinë e nxënësve në shkollat publike, ku suport do të jetë edhe Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake të cilët bëjnë monitorimin e tyre në hapësirat brenda perimetrit të shkollave, duke bërë jo vetëm monitorim por dhe parandalimin e incidenteve të ndryshme,” shkruante Rama.

Sherri pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova”: Dy nxënës

Mesa duket iniciativa e kryeministrit shërben vetëm për propagandën e radhës në rrjetet e tij sociale, pasi mjaftuan vetëm 24 orë për të treguar se siguria në shkolla mbetet kritike. Incidenti i sotëm është në vazhdën e ngjarjeve që nuk shmangen në shkollat e Shqipërisë. Kujtojmë se vetëm pak muaj kanë kaluar nga tragjedia e para një viti, ku konflikti mes të rinjve në shkollë u zhvendos në rrugë dhe mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani. Pavarësisht reagimeve të opinionit publik, qeveria ka mbetur vetëm tek premtimet, që nga kamerat dhe satelitët që vëzhgojnë shkollat, e deri tek policët në këto institucione, por asnjëra nuk po funksionon.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme