Politika 5 March 2026, 19:43 Nga VNA

Sherri për “0900” ndërpret seancën në parlament. Përplasje e ashpër mes Ballës dhe Bardhit

Ndaje në Whatsapp
Sherri për “0900” ndërpret seancën në parlament.

Parlamenti u përfshi nga debate të forta gjatë pasdites së sotme, të cilat çuan në ndërprerjen e seancës plenare.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke folur në foltore tha: “Realisht, nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’ju merrnim në telefon dhe t’ju thonim ‘ore, si mendoni ju për këtë?’. 0900, për ty Albana kam këtë numrin”.

Kjo deklaratë nxiti menjëherë reagimin e Gazment Bardhit, i cili u ngrit në këmbë, u afrua drejt foltores dhe iu drejtua Ballës me fjalët: “Shko thuaja gruas tënde atë! Ndyrësitë, i pafytyrë, 0900 e ka jot motër numrin. Burrë legen!”.

Pas ndërprerjes dhe rikthimit të seancës, Balla i kërkoi ndjesë Albana Vokshit, duke sqaruar se “numri me 0900 është për të marrë informacion në BE”.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme