Politika 8 August 2025, 20:54 Nga VNA

Shërbimi i hemodializës: Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet

Ndaje në Whatsapp
Shërbimi i hemodializës: Kosova kërkon nga Shqipëria

Prej vitit 2018, qytetarë nga veriu i Shqipërisë marrin shërbim hemodialize në spitalet e Kosovës falas, por ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, thotë se marrëveshja po zbatohet vetëm në mënyrë të njëanshme dhe se shtetasit e Kosovës nuk përfitojnë të njëjtin trajtim në Shqipëri. Vitia shton se kërkesat e dërguara Tiranës mbeten pa përgjigje.

“Kjo është një marrëveshje që ka filluar që nga viti 2018. Qytetarët nga pjesa veriore e Shqipërisë marrin shërbime të hemodializës në Spitalin e Gjakovës, por edhe në atë të Prizrenit. Ne e kemi kërkuar tri ose katër herë, përmes ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, që ky shërbim të ofrohet edhe për qytetarët nga Kosova kur shkojnë në pushime. Akoma nuk kemi marrë përgjigje në këtë drejtim,” u citua nga mediat Vitia të premten, gjatë inaugurimit të një qendre të re për hemodializë në Podujevë.

Ai tha se për këtë çështje kishte pasur një bisedë telefonike me ministren shqiptare të Shëndetësisë dhe i ishte premtuar angazhim maksimal për realizimin e marrëveshjes, por pa një afat konkret.

Të dhënat nga shërbimet shëndetësore në Kosovë, siç gjeti BIRN në një shkrim të mëparshëm, tregojnë se deri në qershor të këtij viti, 842 shtetas shqiptarë kanë marrë shërbimin e hemodializës falas në Gjakovë dhe Prizren. Vetëm në repartin e hemodializës në Prizren trajtohen aktualisht 16 pacientë nga Kukësi, të cilët kryejnë minimalisht 13 seanca në muaj, sipas protokollit mjekësor. Përtej këtij shërbimi, dhjetëra qytetarë të qarkut Kukës marrin prej kohësh shërbime të tjera mjekësore në spitalet e Kosovës.

Drejtoresha e Spitalit të Prizrenit, Narqize Arënliu (Hoxha), tha në qershor, në një bisedë me BIRN, se shpenzimet për këto shërbime janë një barrë financiare për institucionin, por se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka inkurajuar të vazhdojë t’u shërbejë edhe pacientëve nga Shqipëria.

Situata, ndërkohë, është e ndryshme për shtetasit e Kosovës që udhëtojnë në Shqipëri. Në rastin më të mirë, ata duhet të paguajnë 120 euro për çdo seancë dialize, ndërsa në disa raste nuk u ofrohet shërbimi fare. Shërbimi i hemodializës në Shqipëri është pothuajse i privatizuar, përmes një koncesioni 10-vjeçar të dhënë nga qeveria “Rama”.

BIRN i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri për koment mbi këtë çështje, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kishte marrë përgjigje./BIRN/

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme