Politika 17 February 2026, 11:45 Nga VNA

Shëndetësia shqiptare në krizë, por ministrja ka kohë t’i tregojë Europës si bëhet mjekësia me IA

Ndaje në Whatsapp
Shëndetësia shqiptare në krizë, por ministrja ka kohë

Ministrja e shëndetësisë Evis Sala pasi i zgjidhi problemet e shëndetësisë, tani ka shkuar t’i japë orientim shëndetësisë italiane. Kjo është tabloja që ajo përpiqet të shesë në daljet e saj publike, ndërsa në Shqipëri realiteti i pacientëve është krejt tjetër: të sëmurë me kancer që presin jashtë spitaleve, familje që enden pa shpresë për një trajtim dhe një sistem që çdo ditë dëshmon limitet e tij.

Postimi i saj nga Istituto Superiore di Sanità në Romë, ku flet për inteligjencën artificiale dhe për të ardhmen e mjekësisë europiane, tingëllon si një realitet paralel. Teksa flitet për radiomikë, të dhëna multimodale dhe lidership institucional, pacientët në Shqipëri përballen me mungesa elementare dhe me një sistem që shpesh nuk arrin t’u japë as minimumin e sigurisë.

Nuk është problem fakti që një ministre flet për inovacionin apo teknologjinë. Problemi është kontrasti brutal mes imazhit që promovohet jashtë vendit dhe gjendjes që përjetohet brenda tij. Në vend që të tregojë vizione për mjekësinë europiane, detyra e parë duhet të ishte të shihte dhe të dëgjonte atë që ndodh në korridoret e spitaleve shqiptare.

Me fodullëkun e qeverisë që përfaqëson, Evis Sala shfaqet si njeriu që po jep zgjidhje për sfidat e së ardhmes, ndërkohë që mjekësia falas në vend vazhdon të jetë një premtim i pambajtur për shumë qytetarë. Dhe pikërisht këtu lind pyetja që shumëkush e bën sot: a mund të flasësh për të ardhmen e mjekësisë europiane, kur e tashmja e sistemit tënd është në krizë?

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme