Politika 19 December 2025, 10:47 Nga VNA

Shehaj protestë/ Tenaione brenda ambienteve të Kryesisë

Ndaje në Whatsapp
Shehaj protestë/ Tenaione brenda ambienteve të Kryesisë

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur protesta e Partisë Mundësia në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, aty ku po zhvillohet edhe mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit. 

Përfaqësues dhe mbështetës të Partisë Mundësia janë mbledhur në Kryesi me pankarta në duar, duke shprehur kundërshtimin e tyre. Situata është shoqëruar me tensione brenda ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ku kryetari i Mundësia, Agron Shehaj, ka protestuar pas derës ku po mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.

Në prani të deputetit të Mundësia, Erald Kapri, Shehaj është përplasur me punonjësit e sigurisë, teksa ka kërkuar të hyjë brenda në mbledhje. “Skandal, pse më shtyn?”, dëgjohet të ketë thënë Shehaj gjatë debatit me efektivët e sigurisë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme