Politika 6 May 2026, 09:02 Nga VNA

Shehaj: Nuk bashkëpunoj me PD, ideja për një prag 4% zhduk partitë e reja

Ndaje në Whatsapp
Shehaj: Nuk bashkëpunoj me PD, ideja për një prag 4% zhduk

Kryetari i partisë “Mundësia” Agron Shehaj deklaroi në studion e “Studio 24” se nuk do të bashkëpunojë me opozitën në zgjedhjet vendore të 2027. Shehaj tha se kur sheh se ata duan ta zhdukin këtë parti, nuk ka asnjë mundësi bashkëpunimi mes partisë “Mundësia” dhe PD.

“Po flitet për sistemet zgjedhore, nëse ka ndryshim që duhet të bëhet, është ai për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive”, tha Shehaj, duke shtuar se “Mundësia” do ta vendosë më tej se ku do të ketë kandidatët e saj për kryetar bashkie, nëse do të ketë.

Ai ka komentuar diskutimet për Kodin e ri Zgjedhor dhe vendosjen e pragut prej 4% për partitë politike. Shehaj u shpreh kritik ndaj propozimit, duke argumentuar se sistemi aktual penalizon partitë e reja dhe favorizon partitë e mëdha.

“Partitë që kanë garuar vetëm, Mundësia ka marrë mbi 3%, Lëvizja Bashkë 1.5%, pastaj koalicioni Shabani-Lapaj me 4%. Me këtë sistem asnjë parti nuk futet”, u shpreh ai.

Sipas tij, pretendimet se reforma zgjedhore është në favor të partive të reja nuk qëndrojnë në praktikë.

“Unë nuk e kuptoj si mund të thuhet se është bërë një sistem në favor të partive të reja, kur me këtë sistem partitë e reja do ishin zhdukur në zgjedhjet e fundit”, tha Shehaj.

Ai ngriti gjithashtu pyetje mbi vetë procesin e negociatave politike.

“Për çfarë të shkonim në tryezë, për të diskutuar vrasjen? Mblidhen partitë dhe thonë hajdeni ju se kemi një propozim si të zhdukim partinë tuaj?”, deklaroi ai.

Sipas Shehajt, sistemi i propozuar synon të kufizojë hapësirën e partive të reja dhe të forcojë dominimin e dy forcave kryesore politike.

“E vërteta është që ky sistem ka qëllim të zhdukë partitë e reja. Ky është shqetësimi i partive të mëdha, PD dhe PS, duan të kenë monopolin e opozitës dhe mazhorancës”, tha ai.

Ai solli edhe një shembull nga zgjedhjet vendore në Tiranë, duke kritikuar qëndrimet e PD-së.

“Për Bashkinë e Tiranës hodhëm një propozim për të mundur Edi Ramën. Nxjerrim një kandidat jashtë partive politike dhe ne si Partia Mundësia e mbështesim. Tani pasi doli Florjan Binaj si kandidat, Berisha doli të nesërmen tha se do ulet me Ramën për të ulur numrin e deputetëve”, u shpreh Shehaj.

Ai përfundoi duke thënë se është e pamundur të ketë bashkëpunim me parti që, sipas tij, synojnë eliminimin e forcave të reja politike. /BW

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme