Politika 7 October 2025, 22:39 Nga VNA

Agron Shehaj ndërron mendje: “Do mbështes kandidatin Florian Binaj”

Ndaje në Whatsapp
Agron Shehaj ndërron mendje: “Do mbështes kandidatin Florian

Agron Shehaj bëri me dije mbrëmjen e sotme se do të mbështesë kandidatin Florian Binaj për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës, një ditë pasi deklaroi se nuk do ta mbështeste atë. Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Shehaj deklaroi se PD “i ka prerë në besë” pasi, gjatë diskutimeve në tryezë, Partia Mundësia kishte propozuar Ermal Hasimen si kandidat, ndërsa PD vendosi të mbështeste Florian Binajn.

“Ne nuk kemi folur për asnjë emër. Ne kemi folur vetëm për parimin. Kemi bërë një propozim që për fat të mirë është pranuar nga PD. Ne jemi krenar për këtë, se fal propozimit tonë u pa si zgjidhje sepse pati entuziazëm dhe nga propozimi dhe nga emrat. U detyruam të nxjerrim dhe emra dhe përmendëm Ermalin në tavolinë, jemi krenarë për këtë. Fatkeqësisht i gjithë ky proces u mbyll në mënyrë të keqe të mundshme, na prenë në besë. Është herë e parë që ndodhi ky lloj dialogu,” – tha Shehaj.

Megjithatë, ai theksoi se pavarësisht këtij problemi me PD, Partia Mundësia do të mbështesë Florian Binajn në mënyrë të plotë, si të ishte propozuar nga vetë ata, deklaratë kjo që bie ndesh me atë që ai deklaroi një ditë më parë, kur tha se s'do ta mbështeste atë. "

Ne do e mbështesim kandidatin jo politik dhe do të mbështesim Florian Binajn sikur ta kishim propozuar ne. Mbështetja për Binaj është në të gjitha format që ai e shikon të arsyeshme dhe të nevojshme. Ne do e mbështesim si të ishte propozimi ynë,” – shtoi Shehaj.

Ndërkohë Ermal Hasimja, kandidati që Shehaj preferonte, ka njoftuar tërheqjen e tij nga gara, duke deklaruar publikisht mbështetjen për Florian Binajn.

“Sot është e qartë që nuk ka ndonjë kuptim gara për mua. Tashmë që Florian Binaj ka mbështetjen e partive politike, nuk do të ishte me vend që të vazhdoja kandidimin si i pavarur. Natyrisht do të zgjidhet një kandidat, dhe kandidatët e tjerë nuk kanë më çfarë thonë pastaj. Unë e mbështes Binajn me shumë kënaqësi,” – deklaroi Hasimja.

Ai shtoi se mbështetja për Binajn nuk do të jetë thjesht simbolike, por do të përfshijë edhe angazhim aktiv gjatë fushatës elektorale.

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme