Politika 2 February 2026, 22:14 Nga VNA

Shehaj dhe Qori përjashtojnë bashkëpunimin me Berishën: “Papajtueshmëri morale dhe politike”

Ndaje në Whatsapp
Shehaj dhe Qori përjashtojnë bashkëpunimin me Berishën:

Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, dhe kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, kanë përjashtuar kategorikisht çdo bashkëpunim politik me Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, duke theksuar se ekzistojnë dallime të thella morale, politike dhe programore.

Në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Arlind Qori komentoi iniciativën e hedhur nga Ermal Hasimja për krijimin e një blloku të përbashkët opozitar, duke e cilësuar atë si të papranueshme për “Lëvizjen Bashkë”.

Sipas Qorit, bashkëpunimi me PD-në dhe partitë e tjera tradicionale të opozitës është i pamundur për shkak të asaj që ai e quajti “papajtueshmëri të thellë morale”, duke nisur nga figura e Sali Berishës. Ai theksoi se “Lëvizja Bashkë” është kundër korrupsionit dhe nuk mund të ndajë platformë politike me parti apo figura që, sipas tij, janë të përfshira ose të akuzuara për korrupsion.

Qori deklaroi se do të ishte absurde që forca të tilla politike të dilnin së bashku në protesta, ndërsa një pjesë e tyre kërkon lirimin e figurave si Sali Berisha apo Ilir Meta. “Qëndrimi im është që duhet të jenë të gjithë në burg”, u shpreh ai, duke shtuar se nuk mund të ketë aksion të përbashkët politik me parti që mbrojnë individë që, sipas tij, duhet të përballen me drejtësinë.

Ai akuzoi gjithashtu si Partinë Demokratike ashtu edhe Partinë Socialiste për mungesë kundërshtie reale mes tyre dhe për interesa të përbashkëta, veçanërisht në përpjekjet për të dobësuar reformën në drejtësi. Qori nënvizoi se “Lëvizja Bashkë” ka qëndrime të qarta kundër oligarkisë, kundër shitjes së pasurive kombëtare si Sazani dhe Zvërneci, si dhe kundër kampeve të refugjatëve të ndërtuara nga qeveria italiane në Shqipëri, të cilat sipas tij cenojnë sovranitetin e vendit.

“Nuk ka asnjë parti tjetër sot në Shqipëri që i ngre këto çështje me të njëjtin standard si ne”, deklaroi Qori, duke përfunduar se “Lëvizja Bashkë” nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni që përfshin partitë e vjetra.

Në të njëjtin emision, kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, mohoi gjithashtu çdo mundësi bashkimi me PD-në e Sali Berishës. Ai theksoi se është larguar nga Partia Demokratike pikërisht për shkak të problemeve të thella që ajo ka dhe se, sipas tij, asgjë nuk ka ndryshuar që nga ajo kohë.

Shehaj sqaroi se nisma për të nxjerrë një kandidat jashtë partive politike, si rasti i Ermal Hasimes, kishte për qëllim krijimin e një alternative të besueshme për votuesit opozitarë dhe jo bashkimin me partitë tradicionale. Ai theksoi se “Mundësia” është votuar nga rreth 50 mijë qytetarë pikërisht sepse ka mbajtur një qëndrim të qartë kundër Berishës dhe partive të vjetra.

Shehaj u shpreh kundër idesë së një qeverie teknike dhe theksoi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor apo garantimi i zgjedhjeve të lira nuk varen nga opozita, pasi shumicën e votave në Parlament i ka Partia Socialiste.

“Ky bashkim nuk ka kuptim”, përfundoi Shehaj, duke theksuar se ndarja me PD-në mbetet thelbësore dhe e pandryshuar.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme