Politika 30 October 2025, 10:58 Nga VNA

Shehaj akuzon PS dhe PD për marrëveshje kushtetuese, dy javë pas bashkëpunimit me Berishën në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Shehaj akuzon PS dhe PD për marrëveshje kushtetuese, dy javë pas
Agron Shehaj

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga jashtë Kuvendit, ka akuzuar sërish PS dhe PD se po bashkëpunojnë për të ndryshuar Kushtetutën në dëm të partive të reja.

Shehaj theksoi se çdo veprim tjetër i PD-së, që prezantohet si kundërshtim ndaj qeverisë, është thjesht një farsë.

“Opozita dhe mazhoranca ditën e hënë kanë rënë dakord që të ndryshojnë kushtetuën, partitë reja, të zhdukin alternativat e reja. E bënë këtë seancë, një farsë. Të hënën ranë dakord, e sot bëjnë sikur zihen. Interesi i qytetarëve, beteja e madhe, ‘lufta’ që u bë dhe iu tha votuesve që e keqja e madhe është Rama, kjo ka rënë. Kjo po ndodh sot në Kuvend. Teatri i radhës, shfaqja e radhës”, tha Shehaj

Deklarata e tij vjen dy javë pasi Shehaj nënshkroi marrëveshje me Sali Berishën për të mbështetur kandidatin e propozuar nga grupimi i këtij të fundit, Florian Binaj për Bashkinë e Tiranës.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme