Politika 10 December 2025, 20:02 Nga VNA

SHBA vë në qendër kompanitë amerikane: Vlerësim i fortë për SPAK dhe Dumanin në luftën ndaj krimit ndërkombëtar

Ndaje në Whatsapp
SHBA vë në qendër kompanitë amerikane: Vlerësim i

Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore, Lyn Debevoise, zhvilloi një vizitë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku shprehu vlerësimin e qeverisë amerikane për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm, Altin Dumani, në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit.

Sipas mesazhit zyrtar, fokusi i këtij bashkëpunimi ka qenë goditja e rrjeteve të paligjshme që kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA-së, si dhe lufta kundër korrupsionit që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë të operojnë në mënyrë të ndershme dhe të sigurt në rajon.

Autoritetet amerikane vlerësojnë se përpjekjet e Altin Dumanit kanë vendosur një standard të ri të bashkëpunimit të fortë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, duke krijuar kushte më të sigurta edhe për kompanitë amerikane që synojnë të investojnë ose të zgjerojnë aktivitetin e tyre.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se ky nivel bashkëpunimi pritet të vijojë edhe me drejtuesin e ardhshëm të SPAK-ut, në funksion të mbrojtjes së interesave strategjike amerikane dhe garantimit të një klime të ndershme për biznesin ndërkombëtar.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme