Politika 4 September 2025, 19:01 Nga VNA

SHBA publikon dosjen e hetimeve ndaj ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, përmendet Shqipëria dhe takimet me kryeministrin Rama

Ndaje në Whatsapp

SHBA publikon dosjen e hetimeve ndaj ish-agjentit të FBI-së Charles

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka publikuar dosjen e plotë të hetimeve ndaj Charles McGonigal.

Në dosjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së flitet ndër të tjera edhe për takimet me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Një moment Interesant në dosje lidhet dhe me Reformën në Drejtësi. Në faqen 7 të dosjes ka një footnote me shënimin si më poshtë: "Në 9 Shtator 2017, McGonigal i dërgoi një foto të vetes dhe Kryeministrit [Edi Rama] një miku personal dhe i shkroi një tjetër miku personal që Kryeministri po reformonte drejtësinë (në Shqipëri) dhe kjo ofronte "plot mundësi".

SHBA publikon dosjen e hetimeve ndaj ish-agjentit të FBI-së Charles

 

SHBA publikon dosjen e hetimeve ndaj ish-agjentit të FBI-së Charles

Në dokumentin zyrtar të publikuar nga DASH theksohet se:

“Veprimet e McGonigal, ndërsa shërbente si zyrtar i lartë i FBI-së i ngarkuar me mbikëqyrjen e çështjeve të ndjeshme të kundërzbulimit dhe kriminalitetit, ishin të jashtëzakonshme dhe cenonin vlerat thelbësore të FBI-së: integritetin, përgjegjshmërinë dhe udhëheqjen që priten nga të gjithë punonjësit e saj. Përmes skemës së tij, McGonigal dëmtoi qëllimisht një çështje të rëndësishme penale, shkeli besimin e publikut dhe komprometoi integritetin e FBI-së.

Ne e arritëm në përfundimin se McGonigal keqpërdori informacion konfidencial të një çështjeje për përfitim personal dhe për përfitimin e një personi tjetër, duke shkelur rregulloren 5 C.F.R. § 2635.703.", thuhet në dosje. 

McGonigal përballet me dy çështje penale, një në Nju Jork dhe një tjetër në Uashington D.C.

Në rastin e parë, ai akuzohet për ndihmën që i ka ofruar oligarkut rus Oleg Deripaska, i cili ndodhet nën sanksione të vendosura nga qeveria amerikane, me qëllim që emri i tij të hiqej nga lista e të sanksionuarve.

Në akuzën e dytë, e ngritur në D.C., McGonigal dyshohet se ka përfituar të paktën 225 mijë dollarë dhe udhëtime të mbuluara nga dy shqiptarë. Sipas dosjes, njëri prej tyre përmendet si "Personi A", një shtetas shqiptar i natyralizuar amerikan që jeton në Nju Xhersi dhe që ka qenë më herët i punësuar në shërbimet sekrete shqiptare.

Ky person, sipas prokurorëve, i ka dhënë paratë McGonigal-it për të nxitur hapjen e një hetimi në SHBA kundër një lobuesi që kishte mbështetur “një parti të ndryshme nga ajo e kryeministrit shqiptar”.

Ndër shkeljet e rënda që i atribuohen ish-agjentit të FBI-së është edhe mosdeklarimi i përfitimeve monetare dhe udhëtimeve të paguara, si dhe takimeve me zyrtarë të huaj – përfshirë kryeministrin e Shqipërisë – çka përbën një shkelje të qartë të rregullave të brendshme të FBI-së dhe ligjeve federale.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme