Politika 18 September 2025, 22:06 Nga VNA

"Shanset për kandidat të përbashkët", Berisha: PD nuk bojkoton, mundësia e kandidimit të Alimehmetit

Ndaje në Whatsapp
"Shanset për kandidat të përbashkët", Berisha: PD

Në emisionin “Opinion”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, edhe pse theksoi se “me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira”.

“Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por nuk i bojkotojmë. Ne do të hyjmë në zgjedhje”, – tha Berisha.Ai iu përgjigj edhe propozimit të kryetarit të partisë “Mundësia” për të nxjerrë një kandidat të përbashkët të opozitës. “Ne do të bëjmë gjithçka që të bashkëpunojmë me të gjitha partitë opozitare. Besoj se mund të arrihet të kemi një kandidat konsensual. Emri i kandidatit mund të jetë jashtë një partie apo tjetrës, e pamundur nuk është”, – theksoi Berisha.

Kreu i PD përmendi edhe emrin e Ilir Alimehmetit, duke thënë se “ploteson të gjitha kushtet për të kandiduar për kryetar bashkie në Tiranë”.

“Nëse gjendet një figurë konsensusi e të gjithë opozitës, do të ishte akoma më mirë”, përfundoi Berisha.

Në këtë mënyrë, PD konfirmon pjesëmarrjen e saj në garën për Bashkinë e Tiranës, duke lënë hapur mundësinë e një kandidati të përbashkët opozitar.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme