Politika 12 December 2025, 09:27 Nga VNA

Shabani u zgjodh Avokat i Popullit, Lapaj: Kukulla e Edi Ramës

Ndaje në Whatsapp
Shabani u zgjodh Avokat i Popullit, Lapaj: Kukulla e Edi Ramës

Adriatik Lapaj reagoi pas zgjedhjes së Endri Shabanit si Avokat i Popullit, me të cilin garoi në koalicion në zgjedhjet e fundit.

Lapaj e quajti Shabanin “shërbëtor të sistemit dhe të Edi Ramës” dhe shtoi:

“Çdo ditë në orën 17:00 takohemi te Kryeministria! Pasi votoi si skuth për kukullën e vet për Avokat Populli, Edi i PANGOPUR u pa të vërtitej te zyrat e qeverisë si lugati natën. Sot nuk u zgjodh Avokati i Popullit, por u shpërblye shërbëtori i sistemit dhe Edi Ramës. Edi Rama na ke përballë zyrës.”

Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit me 85 votapro dhe 3 kundër në Kuvend, mes gjashtë kandidatëve në garë. Procesi u shoqërua me debate, ndërsa opozita braktisi seancën duke akuzuar mazhorancën për “pazar politik”.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme