Politika 23 September 2025, 16:04 Nga VNA

Sekretari i Këshillit Bashkiak i përgjigjet Veliajt: nuk kemi ndërmarrë asnjë masë penguese për praninë tuaj

Ndaje në Whatsapp

Sekretari i Këshillit Bashkiak i përgjigjet Veliajt: nuk kemi

Sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Behar Zheheli, i është përgjigjur me shkresë zyrtare kërkesës së kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e informuar se nuk ekziston asnjë vendim që e ndalon atë të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit.

Në dokumentin zyrtar, që mban datën 22 shtator 2025, theksohet se kërkesa e Veliajt “për t’u njohur, dëgjuar, mbrojtur dhe dhënë shpjegime” në mbledhjen e datës 23 shtator, ora 16:00, është legjitime dhe se Këshilli Bashkiak nuk ka ndërmarrë asnjë masë penguese për praninë e tij.

Megjithatë, Sekretari Zheheli shton se, në rast pamundësie për të qenë fizikisht i pranishëm në mbledhje, Veliaj mund të dërgojë me shkrim vërejtjet dhe qëndrimet e tij, të cilat do të administrohen dhe bëhen pjesë e procesit vendimmarrës.

Kjo mbledhje e Këshillit Bashkiak pritet të zhvillohet pasditen e sotme, ku pika kryesore e rendit të ditës është diskutimi dhe vendimmarrja mbi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Kujtojmë se sot Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale rrëzoi kërkesën e Veliajt për të qenë i pranishëm, me votat e shumicës socialiste dhe disa këshilltarëve të tjerë, ndërsa opozita argumentoi se kryebashkiakut duhet t’i njihet e drejta kushtetuese për t’u dëgjuar para vendimit përfundimtar. Burime bëjnë me dije se edhe SPAK nuk ka dhënë autorizim për pjesëmarrjen e tij.

Sekretari i Këshillit Bashkiak i përgjigjet Veliajt: nuk kemi

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme