Politika 16 September 2025, 10:30 Nga VNA

Seanca plenare në Kuvend, betohen tre deputetët e opozitës/ Përcaktohet përbërja e Këshillit të Imunitetit dhe të Legjislacionit

Ndaje në Whatsapp
Seanca plenare në Kuvend, betohen tre deputetët e opozitës/

Ka nisur sot seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku u betuan deputetët e opozitës Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi, Jozefina Topalli

Në rend dite janë miratimi i procesverbalit të seancave të 12 shtatorit, zgjedhja e zëvendëskryetarëve të Kuvendit dhe e sekretariateve të Byrosë.

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi shpalli përbërjen e Këshillit të Imunitetit, ku bëjnë pjesë Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Bledi Çomo, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri dhe Sajmir Korreshi. Ndërsa si zëvendësues janë caktuar Antoneta Dhima, Arkend Balla, Ivi Kaso dhe Greta Bardeli.

Në Këshillin e Legjislacionit u emëruan Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Olsi Komici, Erjon Malaj, Aulona Bylykbashi, Ivi Kaso, Arjan Ndoji, Gjin Gjoni, Greta Bardeli dhe Blendi Himci. Zëvendësues janë Ani Dyrmishi, Erjona Ismaili, Oerd Bylykbashi dhe Gazment Bardhi.

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca do të propozojë nisjen e reformës zgjedhore, duke shtuar se opozita ka rol të pazëvendësueshëm dhe do të drejtojë komisionet e arsimit, shëndetësisë dhe të drejtave të njeriut.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme