Politika 2 December 2025, 22:32 Nga VNA

Seanca për përmbytjet pa entuziazëm/ Peleshi rrëzoi kërkesën e opozitës për ‘Mogherinin’, përplasja opozitë–mazhorancë u spikat mes Blushit dhe Zegjinesë

Ndaje në Whatsapp

Seanca për përmbytjet pa entuziazëm/ Peleshi rrëzoi

Parlamenti u mblodh pasditen e sotme me objekt diskutimi problematikat e evidentuara nga deputetët javët e fundit. Përmbytjet nga reshjet e shiut ishin shqetësimet kryesore që u ngritën nga të dyja palët, por nuk munguan as debatet sporadike për politikën e ditës.

Me Ramën në Austri, ku mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare, dhe Berishën që është fokusuar te Foltorja numër 2, një pjesë dërrmuese e kabinetit qeveritar dhe deputetëve nuk ishin prezent, entuziazmi mungonte në sallën e Kuvendit.

Përfaqësuesit e opozitës nuk kursyen komentet për arrestimin e ish-shefes së diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, duke e lidhur me miqësinë që kishte me kryeministrin Edi Rama dhe çështjen Balluku. Disa deputetë të opozitës kërkuan gjithashtu që në rend dite të futet edhe çështja Mogherini, por kjo nuk u pranua nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, me arsyetimin se nuk ishte parashikuar në procedurë.

“Një nga problemet më të mëdha që shqetëson shqiptarët është korrupsioni. Shqetësimi i ngritur është i drejtë, nuk është arrestuar një njeri i thjeshtë por drejtoresha e Kolegjit Evropian të Tiranës, që na e keni tundur për vite me radhë si shembull suksesi, edhe pse ka rrëmbyer tokën e universitetit publik të Tiranës”, tha deputeti demokrat Luçiano Boçi.

Për çështjen “Balluku” foli kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili tha se kryeministri i Shqipërisë, që ka vartësen e vet të pandehur nga SPAK, po sulmon përditë drejtësinë, SPAK-un dhe prokurorët.

Ndërsa përplasja e sotme opozitë–mazhorancë u zhvillua mes deputetit të PL-së, Tedi Blushi, dhe deputetes socialiste, Zegjine Çaushi. Gjatë fjalës së tij nga foltorja, Blushi ironizoi socialistët dhe qeverinë, e cila sipas tij po jep lëmoshë për pensionistët. Në replikën e saj, Çaushi iu drejtua Blushit duke ironizuar Ilir Metën, i cili ndodhet në qeli.

Një përplasje patën edhe socialisti Ardit Bido me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, për ceremoninë me rastin e festës së 28 Nëntorit. Bido akuzoi opozitën se mungesa e tyre në ceremoni përbënte mosrespektim ndaj simbolit kombëtar. Ndërsa Bardhi u shpreh se askush nga demokratët nuk ka përdorur kurrë një ditë bashkimi kombëtar për përçarje politike, duke theksuar se nderimi i flamurit kërkon integritet dhe veprim, jo vetëm pjesëmarrje në ceremoni.

Më pas e morën fjalën deputetët me radhë, ku kishte edhe nga ata që folën për herë të parë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme