Politika 19 November 2025, 16:50 Nga VNA

Seanca për buxhetin: Balluku i përgjigjet Balliut me një seri akuzash familjare për vjedhje 150 mil euro dhe lidhje me “Alpin Bau”

Ndaje në Whatsapp

Seanca për buxhetin: Balluku i përgjigjet Balliut me një seri

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është rikthyer në Parlament dhe këtë herë nuk e ka kursyer deputetin Klevis Balliu. Jo për bukurinë, por për korrupsionin. Ndërsa deputeti demokrat i ka përmendur zv.kryeministres se “Ky buxhet është prova që nuk keni hallin e qytetarëve, buxheti i sotëm është një buxhet i garantuar që do të vidhet”, zonja Balluku i është kthyer me një histori të vjetër, duke e nisur replikën me deklaratën se “Kur flitet për vjedhje, Klevis Balliun duhet ta dëgjoni me vëmendje sepse ka ekspertizë si askush në këtë botë. Është rritur në një familje ku vjedhje ka qenë pjesë e edukatës familjare, pasi është rasti unik në Shqipëri kur tezja e tij, ose kunata e Fahri Balliut, ishte sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe në ndërkohë, njëkohësisht administratore e ‘Alpin Bau’, një kompani e sajuar me një serb, Sllobodan e kishte emrin si gjithë serbët, dhe nga ana tjetër zonja, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Blegina Agolli, e dashura kunatë e Fahri Balliut, tezja e Klevisit.

Ajo vazhdoi me akuzën e plotë duke thënë se “Ju them dëgjojeni Klevisin kur flet për vjedhje se është i masterizuar, ia kanë bërë që të vogël edukatën në shtëpi. Ishte edhe administratore e një kompanie e cila merrte tendera infrastrukture nga fondet e shtetit. Sekretari i përgjithshëm i një ministrie aplikonte si administrator dhe merrte fonde. Merrte fonde 150 mln euro të cilat i ka ngrënë, shpresoj bashkë me Klevisin që flet kaq bukur për vjedhjen sot. Rasti unikal në Shqipëri. Dhe nuk e di me cilën fytyrë shtyp mikorofonin, me cilën fytyrë del e flet aty. Po të kishte qenë SPAK në kohën e tezes tëndë do ishte me siguri akoma në burg sot.”

Pas kësaj deklarate të gjatë dhe të ashpër, deputeti Klevis Balliu vijoi debatin, duke kërkuar fjalën me ngulm dhe duke kundërshtuar akuzat. Përplasja në sallë u tensionua, derisa drejtuesja e seancës ndërhyri dhe vendosi ndërprerjen e seancës për 5 minuta.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme