Politika 30 Korrik 2025, 20:51 Nga VNA

Seanca e prokurorit Kledian Llaho sjell tension në KPA

Ndaje në Whatsapp
Seanca e prokurorit Kledian Llaho sjell tension në KPA

Në seancën e zhvilluar të mërkurën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, pati momente tensioni mes prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho dhe drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.

Pasi Dumani kërkoi shkarkimin nga detyra të Llahos për probleme në të tre kriteret e rivlërësimit, subjekti vijoi me parashtrimet, duke pretenduar se një hetim penal ndaj tij i filluar nga SPAK është shtyrë qëllimisht dhe se gjykata ishte sinkronizuar me organin procedues, pasi nuk i vendoste në dispozicion arsyetimin e vendimit të masës së sigurimit për pezullimin nga detyra. Llaho tha ndër të tjera se i qëndronte kërkesës së parashtruar më parë për pezullimin e procesit të vetingut ndaj tij, deri në përfundimin e procesit penal që SPAK ka regjistruar për dyshimet se subjekti është i përfshirë në veprime korruptive.

Ai pretendoi se kishte situatë të pastër të konfliktit të interesit mes tij dhe Dumanit në këtë çështje. Llaho pohoi se procedimi penal i tejzgjatur ka ushtruar trysni ndaj tij dhe se për rrjedhojë po i mohohej një proces i rregullt ligjor.

Dumani ndërhyri duke deklaruar se nuk mund të pranonte që të gjykohej në KPA puna e SPAK-ut. Ai solli në vëmendje se puna e institucionit që drejton gjykohet nga gjykatat respektive dhe kërkoi që subjekti të vijonte me konkluzionet për shkaqet e ankimit.

Llaho tha se atë po bënte, duke parashtruar gjendjen e tij, pasi i ishte krijuar presion.

Edhe kryesuesja e trupit gjykues të KPA, Natasha Mulaj i kërkoi subjektit që ai të përqëndrohej tek shkaqet e ankimit, por Llaho u shpreh se linja e mbrojtjes është e drejtë ekskluzive e tij dhe nuk mund të cënohet. “Nëse më mohoni këtë gjë, i dorëzoj me shkrim”, tha LLaho.

Ndërkohë që palët vijonin të shpreheshin kundrejt njëri-tjetrit, trupi gjykues i KPA vendosi të ndëpresë seancën për 10 minuta, ç’ka e qetësoi situatën dhe Llaho përmbylli konkluzionet e tij përfundimtare.

Në fillim të seancës, palët u shprehën lidhur me vendimet e administruara për disa çështje të hetuara e përfaqësuara nga prokurori Llaho. Dumani kërkoi që këto aktet t’i nënshtroheshin gjykimit.

Pasi Llaho kërkoi shpjegim më të qartë prej Dumanit, se cilat prej dosjeve kishin të bënin me vetingun e tij, drejtuesi i SPAK theksoi se kërkonte administrimin e të gjithë dosjeve, pasi tregonin se si një ngjarje për vrasje në rrethana të cilësuara kishte përfunduar me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Llaho pretendoi se vendimet e periudhës 2021-2022 nuk kishin të bënin me vetingun e tij dhe kërkoi të administroheshin vetëm dy vendime të 2024-ës, por Kolegji i administroi të gjitha.

Llaho i drejtoi pyetje gjykatës lidhur me rrethana të informacioneve të klasifikuara ndaj tij. Ai pyeti se sa sekrete ishin dhe sa ishte kohëzgjatja e kalsifikimit të tyre.

Dumani vërejti se palët nuk mund t’i drejtojnë pyetje gjykatës, por vetëm kërkesa. Llaho tha se, pasi aktet nuk u janë vendosur në dispozicion, për të mbajtur qëndrim u nevojitej të dinin kualifikimin e klasifikimit të informacioneve.

Relatori i çështjes, gjyqtari Sokol Çomo shpjegoi se informacionet e klasifikuara janë administruar prej trupit gjykues në kuadër të garantimit të një procesi të rregullt ligjor dhe se do e përdori atë bazuar në konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. “Edhe pse është atipike ti drejtohet pyetje trupit gjykues, vlerësuam t’ju japim përgjigje”, tha Çomo.

Në vijim, Lllaho parashtroi kërkime dhe për të dhënat e punësimit të oficerit të Shërbimit Informativ në Vlorë, Eduart Çarçani. Llaho tha se kishte vendosur në vitin 2019 mosfillimin e një çështjeje për një konflikt për parkimin dhe kur ia kishte komunikuar Çarçanit kishte perceptuar se kishte rteguar pakënaqësi dhe se i kishte thenë “shiko se çfarë do të bëj”. Sipas Llahos, oficeri i SHISH mund të kishte ndikuar tek kolegët e tij për të shënuar të dhëna që e dëmtonin në raportin e dërguar DSIK-së.

Ai kërkoi që të merrej informacion për pozicionin e punës së Çarçanit për periduhën 2019-2022.

I pyetur nga Dumani nëse kishte kryer kallëzim penal ndaj këtij personi për atë që I kishte thënë në zyrë, apo nëse ia kishte referuar drejtuesit të prokurorisë apo drejtorit të zyrës së SHISH në Vlorë, Llaho deklaroi se një prokuror me integritet nuk mund të ushtronte ankime për çdo qëndrim.

Dumani kërkoi rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj dhe në prova. Kolegji e rrëzoi sit ë pabazuar këtë kërkesë të Llahos.

Kledian Llaho u konfirmua më 22 dhjetor 2022 me shumicë votash, pasi KPK i konsideroi bindëse shpjegimet dhe provat e dorëzuara prej tij në kundërshtim të barrës së provës për balancën negative në kriterin e pasurisë, si dhe për konstatimet për figurën dhe profesionalizmin.

Vendimarrja e KPK u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili e cilësoi vlerësimin e shumicës të pabazuar në aktet e dosjes. Ballhysa kërkoi që çështja ti nënshtrohej shqyrtimit në Kolegj dhe në përfundim të vendosej shkarkimi i Llahos për cënimin e besimit të publikut te drejtësia.

Më 31 janar 2024, KLP i dha Llahos një “vërejtje publike”, ndërsa më 10 prill vendosi uljen e pagës së tij me 20% për tre muaj dhe shkarkimin nga detyra e kryetarit të prokurorisë. Ndërkohë, prej 14 janarit Llaho është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive.

Bisedimet përfundimtare

Dumani tha se u qëndronte shkaqeve të ankimit për problemet në të tre kriteret e rivlerërsimit, pasurisë, figurës dhe profesionalizmit. Si burim për çeljen e një depozite bankare në vlerën 5 milionë lekë në vitin 2015, subjekti ka deklaruar burim të ardhurat e krijuara nga shitja e një apartamenti. Ndërsa si burime për blerjen e apartamentit në vitin 2014 ka deklaruar pjesërisht nga kursimet familjare, një kredi dhe pjesërisht ndihmesë nga prindërit e bashkëshortes.

Sipas Dumanit, nuk është deklaruar nga subjekti kontributi i nënës në shumën 600 mijë lekë, si dhe ajo rezulton të jetë në pamundësi financiare me të ardhurat nga pensioni në shumën 700 mijë lekë për periudhën e analizuar, si dhe 50 mijë lekë të përfituara nga pjesa takuese e një toke të shitur.

Sipas Dumanit, Llaho nuk ka specifikuar vlerën nga ndihma financiare e vëllait emigrant në Itali. Po ashtu, u konstatua se subjekti nuk ka evidentuar as vlerën e ndihmës nga prindërit e bashkëshortes. Tjetër rrethanë që u konstatua ishte dhe fakti se prindërit e bashkëshortes kishin hapur një aktivitet dhe kishin marrë kredi, e për rrjedhojë nuk provohet mundësia financiare e tyre.

Drejtuesi i SPAK konstatoi se deklarimet e subjektit janë kontradiktore e të paqarta duke e bërë të pamundur verifikimin e pasurive.

Prokurori Llaho deklaroi se u qëndronte parashtrimeve. Ai e cilësoi qëndrimin e Dumanit si atë të Komisinerit Publik, të përciptë. “Dumani nuk provoi pretendimet e tij për pasurinë, figurën dhe profesionalizmin”, deklaroi Llaho.

Ai shpjegoi se i kishte deklaruar gjatë intervistave në ILDKPKI vlerat e dhëna nga të afërmit. Subjekti pretendoi se nëna kishte pasur mundësi financiare për kursimin e shumës 600 mijë lekë, pasi kishte përfituar të gjithë vlerën nga shitja e tokës dhe këtë e vërtetonte me deklarimet e motrave të saj. Po ashtu, theksoi se vëllai kishte pasur mudnësi për ndihmën financiare, si dhe prindërit e bashkëshortes, për të cilët shpjegoi se janë kuzhinier dhe e kanë hapur aktivitetin si restorant dhe hotel me të ardhurat e punën e tyre.

Sipas Llahos, nuk ka deklarime kontradiktore dhe se pasaktësitë nuk mund të sjellin penalizim. “Është e qartë mungesa e qëllimit për fshehje”, deklaroi Llaho duke pretenduar se vërtetonte mundësinë e krijimit të pasurive.

Për figurën dhe profesionalizimin, Dumani tha se nga analiza e dosjeve të administruara dhe informacionet e institucioneve ligjzbatuese, të konsideruara në vlerësimin tërësor së bashku me gjetjet në kriterin e pasurisë, dhe një situatë konflikti interesi, subjekti rezulton se gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut dhe duhet shkarkuar nga detyra.

Ndër të tjera, Dumani evidentoi çështjen penale, ku dy persona ishin arrestuar për vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë dhe në përfundim ishin akuzuar për armëmbajtje pa leje. Sipas drejtuesit të SPAK, gjykata kishte konstatuar se veprimet hetimore kishin qenë të paplota, ndërsa kërkesën për pushimin e akuzës e kishte gjetur të papranueshme.

Sipas Dumanit, prokurorja që e kishte hetuar më parë çështjen, kishte vendosur t;u komunikonte të pandehurve akuzën për vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë, ndryshe nga sa kishte vlerësuar subjekti më vonë.

Llaho pretendoi se kërkimet e tij për procedimet penale që trajtohen në ankim janë pranuar nga gjykatat respektive dhe se çdo interpretim tjetër nuk qëndron.

Për një situatë konflikti intresi të ngritur në ankim, Llaho shpjegoi se posedimin për një apartament në vlorë e kishte siguruar sipas një marrëveshje verbale me një person të nderuar dhe se nuk kishte pasur asnjë lloj lidhjeje me administratorin e shoqërisë ndërtuese. Sipas tij, ishte e pabazuar përpjekja e Komisionerit dhe e drejtuesit të SPAK për ta lidhur me administratorin e shoqërisë.

Në përfundim Llaho kërkoi lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit për konfirmimin e tij në detyrë. KPA njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 1 gusht, në orën 10:00./BIRN/

 

Video

Liqeni i Pogradecit është kthyer sërish në një ndalesë mahnitëse për flamingot, zogjtë elegantë që çdo vit tërheqin vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve të zonës. Ky vit shënon numrin më të madh të flamingove të regjistruar ndonjëherë në liqen. Sipas vëzhgimeve të fundit të specialistëve të mjedisit, rreth 80 deri në 90 individë u panë në brigjet e liqenit dy javë më parë, ndërsa aktualisht qëndrojnë rreth 15 zogj. Kjo lëvizje është bërë tashmë një dukuri e zakonshme: flamingot vizitojnë Pogradecin për disa ditë, përpara se të vazhdojnë udhëtimin drejt Lagunës së Nartës dhe asaj të Karavastasë, ku kalojnë muajt e dimrit. Flamingot që vizitojnë Shqipërinë vijnë nga pjesa jugore e Evropës, nga Turqia apo edhe nga veriu i Afrikës. Gjatë migrimit të tyre sezonal, ato ndalojnë në zona të ndryshme të Mesdheut, përfshirë edhe detin Adriatik, ku gjenden në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci.

Forcat amerikane sulmuan një anije në Karaibe që dyshohet se transportonte kokainë, duke vrarë gjashtë persona në bord, njoftoi Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Sulmi u krye me urdhër të Presidentit Trump ndaj një bande venezueliane të identifikuar si “organizatë terroriste”. Që nga shtatori, SHBA-ja ka kryer dhjetë sulme të tilla kundër anijeve narkotrafikante, me të paktën 43 të vdekur.

E keni parasysh Autoritetin e Konkurrencës? Po, atë institucion që hesht kur një spital privat mban monopol në shëndetësi, apo kur dy kompanitë e vetme celulare formojnë duopol dhe luajnë me çmimet në kurriz të qytetarëve. Drejtuesi i tij, Denar Biba, dje në një komision parlamentar ka kërkuar që Autoriteti të ketë të drejtën të përgjojë telefonatat — si “mënyrën e vetme” për të zbardhur të vërtetat e monopoleve dhe bizneseve.

Një avion pasagjerësh i kompanisë Blue Islands u detyrua të bëjë një ulurje emergjente në aeroportin e Birminghamit pas një defekti teknik. Avioni ATR 72 (G-ISLO) u ul me sukses, pavarësisht erërave të forta deri në 30 mph. Ekipet e emergjencës u vunë në gatishmëri dhe shoqëruan avionin pasi ai devijoi pak nga qendra e pistës. Sipas kompanisë, piloti ndoqi procedurat standarde të sigurisë, ndërsa aeroplani po kontrollohet nga inxhinierët. Pamjet e uljes kanë marrë gati 30 mijë shikime në YouTube, me pilotët që u vlerësuan për profesionalizmin e tyre.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme