Politika 12 September 2025, 10:28 Nga VNA

Seanca e parë e Kuvendit të ri/ PS me mesazhe uniteti, opozita proteston me pankarta

Ndaje në Whatsapp
Seanca e parë e Kuvendit të ri/ PS me mesazhe uniteti, opozita

Kuvendi i ri i Shqipërisë çeli sot punimet me një fjalim të deputetit socialist Vasil Llajo, i cili theksoi përgjegjësinë historike të kësaj legjislature, duke u bërë thirrje deputetëve për unitet dhe përgjegjësi në përfaqësimin e qytetarëve.

Ndërkohë, opozita zgjodhi të shfaqë pakënaqësinë e saj ndaj kabinetit të ri qeveritar, të prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Deputetët e Partisë Demokratike morën pjesë në seancë, por protestuan duke mbajtur pankarta dhe foto të ministrave të rinj.

Ky veprim pasoi vendimin e Kryesisë së PD për të marrë pjesë në hapjen e punimeve të Kuvendit, ndërsa tensioni politik mes shumicës dhe opozitës pritet të shoqërojë edhe seancat e ardhshme.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme