Politika 30 April 2026, 12:11 Nga VNA

Sateliti i propagandës? Albania 1 bie nga orbita ndërsa ende nuk dimë sa ka kushtuar

Ndaje në Whatsapp
Sateliti i propagandës? Albania 1 bie nga orbita ndërsa ende nuk

Sateliti Albania 1, i prezantuar me bujë nga qeveria si pjesë e projektit të mbikëqyrjes satelitore për të luftuar ndërtimet pa leje, kultivimin e kanabisit dhe zjarret, është djegur në atmosferë më 29 janar 2026. Lajmi është bërë publik nga eksperti i teknologjisë Besmir Semanaj, i cili ka ngritur pikëpyetje të forta mbi transparencën dhe përgjegjësinë për projektin.

Sipas tij, rënia e një sateliti nuk është një dramë teknologjike, pasi këto pajisje kanë cikël të kufizuar në orbitë. Por problemi kryesor lidhet me mungesën e transparencës për një projekt që është prezantuar si investim strategjik dhe që dyshohet të ketë kushtuar miliona euro para publike.

Semanaj thekson se deri më sot nuk ka një shifër të qartë për koston reale të projektit të satelitëve Albania 1 dhe Albania 2, ndërsa në publik është përmendur vetëm shifra rreth 6 milionë dollarë. Po ashtu mungojnë raportet konkrete për rezultatet: sa ndërtime pa leje janë zbuluar, sa parcela kanabisi janë identifikuar dhe sa raste zjarresh janë monitoruar falë këtyre satelitëve.

Eksperti ngre edhe një tjetër pikëpyetje: pse nuk ka një konfirmim zyrtar nga qeveria për faktin që Albania 1 nuk është më në orbitë.

Sipas tij, problemi kryesor nuk është rënia e satelitit, por mungesa e transparencës dhe e llogaridhënies për përdorimin e parave publike. “Një satelit mund të digjet në atmosferë, por paratë publike jo”, thekson Semanaj.

Debati për projektin e satelitëve rikthen në vëmendje pyetjen kryesore: sa ka kushtuar realisht ky investim dhe çfarë përfitimi konkret ka marrë shteti shqiptar prej tij.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme