Politika 24 April 2026, 19:14 Nga VNA

Sara Mila jep recetën e re të integrimit: Opozita të heshtë dhe Europa hap derën

Ndaje në Whatsapp
Sara Mila jep recetën e re të integrimit: Opozita të heshtë

Deputetja socialiste Sara Mila duket se ka gjetur formulën më të thjeshtë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian: opozita të mos flasë keq për negociatat. Sipas saj, lajmet për bllokim të procesit janë “fake news”, ndërsa problemi i vetëm real duket të jetë fakti që opozita flet për to në Bruksel dhe në kancelaritë europiane.

 

Në emisionin “Off the Record” në A2CNN, Mila u përpoq të qetësonte çdo shqetësim duke deklaruar se nuk ka asnjë sinjal për bllokim të negociatave dhe se kapitujt e fundit pritet të mbyllen deri në fund të vitit. Në të njëjtën kohë, ajo akuzoi Partinë Demokratike se po dëmton imazhin e Shqipërisë dhe procesin e Reformës në Drejtësi përmes deklaratave të saj në arenën ndërkombëtare.

 

Sipas saj, retorika e opozitës krijon dyshime tek vendet anëtare dhe mund të ngadalësojë procesin. Pra, në interpretimin e deputetes socialiste, problemi i integrimit nuk qëndron tek reformat, standardet apo performanca e institucioneve, por tek fakti që opozita flet për problemet.

 

Me këtë logjikë, duket se integrimi në BE nuk varet më nga korrupsioni, nga sundimi i ligjit apo nga funksionimi i institucioneve, por nga niveli i heshtjes së opozitës. Sa më pak të flasë ajo për problemet, aq më shpejt do të hapen dyert e Brukselit.

 

Vetëm se në këtë recetë të re për integrimin, Mila nuk arrin të shpjegojë një detaj të vogël: pse Mali i Zi, ku opozita flet po aq lirshëm sa në çdo demokraci europiane, ka ecur disa hapa përpara Shqipërisë në procesin e negociatave.

 

Nëse formula do të ishte vërtet kaq e thjeshtë, atëherë ndoshta Bashkimi Europian nuk do të kishte nevojë për kapituj negociues, raporte progresi dhe standarde të detajuara. Do të mjaftonte një rekomandim i vetëm: opozita të mos flasë keq për qeverinë.

 

Por deri atëherë, duket se integrimi europian vazhdon të mbetet pak më kompleks sesa receta që ofron Sara Mila.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme