Politika 9 February 2026, 20:32 Nga VNA

Salianji thirrje për protestën e opozitës kundër Ramës ndërsa cilësohet i vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike

Ndaje në Whatsapp
Salianji thirrje për protestën e opozitës kundër Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike pasditen e së martës, 10 shkurt, para Kryeministrisë, kundër qeverisë së Edi Ramës.

Përmes një mesazhi publik dhe një videoje shoqëruese, Salianji e vendos protestën në kontekstin e një cikli të gjatë opozitar që, sipas tij, duhet të mbyllet me ndryshim politik. Ai rikujton edhe dënimin e tij me një vit burg në dosjen “Babale”, duke e paraqitur atë si pjesë të një përballjeje politike dhe institucionale.

“Kanë qenë 13 vite të vështira opozite, por koha e ndryshimit ka ardhur! Nesër në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ fjala është e demokratëve dhe njerëzve të lirë. Bashkohuni me Partinë Demokratike!”, shkruan Salianji.

Krahas thirrjes, ish-deputeti ka publikuar një video që ndërthur momentet e dënimit të tij me takimet e fundit që ka zhvilluar me strukturat lokale të PD-së, duke sinjalizuar përpjekjen për të mbajtur kontakt të drejtpërdrejtë me bazën demokrate.

Megjithatë, mobilizimi i tij vjen në një klimë tensioni brenda vetë Partisë Demokratike. Salianji ka shprehur kritika të hapura ndaj lidershipit aktual, ndërsa prej muajsh zhvillon takime paralele me strukturat e partisë në rrethe. Nga ana tjetër, kryetari i PD-së e ka cilësuar atë si “të vetëpërjashtuar”, duke thënë se ka kaluar “vijat e kuqe” të partisë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme