Politika 17 April 2026, 14:27 Nga VNA

Pas zjarrit në Tiranë, Ervin Salianji: “Opozita po mbron përgjegjësit”

Ndaje në Whatsapp
Pas zjarrit në Tiranë, Ervin Salianji: “Opozita po mbron

Ervin Salianji ka reaguar lidhur me zjarrin që ra në një pallat në Tiranë, duke kritikuar ashpër atë që ai e cilëson si heshtje të opozitës dhe mbrojtje të figurave të lidhura me abuzimet në ndërtim. Në reagimin e tij, Salianji akuzon  Sali Berishën se po mbron ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Mbrojtja që Sali Berisha i bëri sot Fatmir Xhafajt nxori në dritë atë që shumëkush e dyshonte prej kohësh: lidhjet e tyre janë të vërteta dhe të thella”, shprehet Salianji.

Ai thekson se përgjegjësit kryesorë për korrupsionin dhe ndërtimet pa standard janë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, por shton se shmangia e rolit të Xhafajt është e qëllimshme.

"Të shmangësh rolin e Xhafajt nuk është thjesht devijim dhe tymnajë, por është mbrojtje e qëllimshme”, deklaron ai.


Sipas tij, bashkëpunimi me të njëjtët aktorë ekonomikë ka krijuar një sistem ku pushteti dhe opozita ushqejnë njëra-tjetrën.

"Sali Berisha nuk është alternativë për ndryshim pushteti, por fytyra tjetër e të njëjtës medalje. Është mekanizëm mbajtjeje në pushtet për Edi Ramën”, shprehet ai.

Në përfundim, Salianji bën thirrje për ndryshim të dyfishtë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë.

“Pa pastruar opozitën, nuk mund të fitohet Shqipëria. Partia Demokratike ka nevojë për ndryshim, Shqipëria ka nevojë për ndryshim! Boll më!”, përfundon reagimi i tij.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme