Politika 30 March 2026, 14:35 Nga VNA

Salianji sfidon Berishën: nëse e ke mbështetjen, dil në garë dhe provoje me votë

Ndaje në Whatsapp

Salianji sfidon Berishën: nëse e ke mbështetjen, dil në

Ervin Salianji ka sfiduar kryedemokratin Sali Berisha që, nëse është i sigurt për mbështetjen brenda Partisë Demokratike, të përballet me votën e demokratëve në një garë për drejtimin e selisë blu.

I ftuar në emisionin “Puls” në A2CNN, Salianji foli edhe për mundësinë që të përjashtohet nga PD. Ish-deputeti u shpreh se, edhe nëse ndodh një vendim i tillë, ai do të vijojë komunikimin me demokratët dhe nuk ka ndërmend të nisë një përballje ligjore brenda partisë, për të mos i dhënë – sipas tij – avantazh Edi Ramës.

Salianji theksoi se është i gatshëm të hyjë në garë për drejtimin e PD-së, edhe në kushtet aktuale që ai i konsideron të pabarabarta. Sipas tij, sot nuk ka lista të qarta të votuesve në parti, nuk ka kohë të barabartë për kandidatët dhe infrastruktura e partisë, si edhe burimet financiare, përdoren vetëm nga Berisha.

Ai shtoi se nuk e kupton pse Berisha refuzon një garë të hapur nëse është i sigurt për mbështetjen që pretendon se ka brenda partisë. Salianji theksoi gjithashtu se ai ka qenë një nga figurat që ka arritur rezultate të mira elektorale përballë Ramës, ndërsa – sipas tij – shumë të tjerë në PD janë mundur në zgjedhje.

“Nëse je i sigurt që ke mbështetje, dil dhe provoje me votë”, u shpreh Salianji, duke shtuar se është i gatshëm për një garë të tillë edhe pse një nen statutor mund ta pengojë atë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme