Politika 5 May 2026, 14:32 Nga VNA

Salianji publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t dhe sfidon Berishën: Pse nuk përmend emrin e Ermal Beqirit?

Ndaje në Whatsapp
Salianji publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t dhe sfidon Berishën: Pse

Ervin Salianji i është përgjigjur deklaratës së kreut të PD, Sali Berisha, dukë thënë se është tmerruar nga humbja e privilegjeve.

Në reagimin e tij në facebook, Salianji ka postuar pjesë nga dosja hetimore të AKSHI-t, ndërsa  i kërkon Berishës të ndalë retorikën politike dhe të publikojë dokumentet e dosjes.

Ai ngre pikëpyetje lidhur me selektivitetin e Berishës në denoncimet e tij dhe shmangien që i bën emrit të Ermal Beqirit në deklaratat publike.

Sipas Salianjit, mos-përmendja e këtij emri dhe mungesa e reagimit ndaj kësaj dosjeje tregon një "trimëri të rreme" kur përballet me të vërtetën.

Reagimi i Ervin Salianjit:

Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet.

Lëri llafet si llaxor lagjeje dhe dil, nëse ke guxim, publiko dosjet. Ja ku i ke, fakte jo haluçinacione prej frikës!

Sepse faktet janë kokëforta.

Ja ku e ke një pjesë të dosjes Agasi–Beqiri:

Në dokumente rezulton se shtetasja gjermane M.Sh. është kërcënuar se kishte hyrë në një “pishinë peshkaqenësh” dhe për këtë i është kërkuar të paguajë fillimisht 1 milion euro. Ky nuk është opinion, është vendim gjykate.

Po ti pse hesht?

A ke marrë ndonjë “llokmë” që nuk e përmend asnjëherë Ermal Beqirin? Apo të mungon guximi?

Sepse kur përballesh me të vërtetën, zhduket trimëria e rreme.

Ja ku e ke dosjen. Publikoje të plotë, nëse nuk ke frikë.

Sali kolltuku, për një karrige po bëhesh qesharak, po kthehesh ne Sali fatkeqesia jo vetem per demokratet por per gjithe shoqerine!

Po kthehesh në simbol të kapjes dhe degradimit, jo vetëm për demokratët, por për gjithë shoqërinë.

Por ke harruar një gjë, mua nuk më ble dhe as kërcenon dot askush, as ti!

Demokratët nuk janë dele. Janë guximtarë.

Dhe këtë regjim Rama–Berisha do ta çmontojmë, pjesë-pjesë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme