Politika 6 December 2025, 21:43 Nga VNA

Salianji: PD ka nevojë për ripërtëritje, opozita po humb terren përballë skandaleve të qeverisë

Ndaje në Whatsapp
Salianji: PD ka nevojë për ripërtëritje, opozita po humb

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji deklaroi në A2 CNN se lëvizja që ka ndërmarrë ka si qëllim rizgjimin e forcës së tij politike. Sipas tij, ky qëllim tashmë ka nisur të japë efekt. “Besoj se kjo ka ndodhur. Ky format e ka realizuar qëllimin. PD sot është më aktive, më e zgjuar, është më shumë prezente në media dhe pa diskutim ka nevojë për ndryshim, ku disa kritere duhet të përcaktohen për mënyrën se si avancohet karriera në PD, qoftë përmes primareve, votave apo çdo kriteri tjetër që vendoset”, u shpreh Salianji.

Ai theksoi se problemi më i madh brenda partisë lidhet me pakënaqësinë e krijuar nga neglizhenca apo braktisja e demokratëve nga drejtues të caktuar në zona të caktuara. “Janë qindra dhe mijëra demokratë që mendojnë si unë se PD duhet të ripërtërihet”, tha Salianji.

Sipas tij, opozita po dështon të shfrytëzojë politikisht skandalet e qeverisë. “E mbani mend se çfarë bënë socialistët për një video të Ilir Metës. Ndërsa opozita sot nuk po arrin të kapitalizojë. Për shkak të ndalimit për të kandiduar në Parlament, unë kam folur në platformat e mia në rrjetet sociale dhe në takime me njerëzit”, u shpreh ai.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme