Politika 27 December 2025, 19:01 Nga VNA

Salianji nga Shkodra sfidon Berishën: Rrogëtarët e PD të butë me qeverinë arrogantë me demokratët

Ndaje në Whatsapp
Salianji nga Shkodra sfidon Berishën: Rrogëtarët e PD të

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte zsot në Shkodër në kuadër të turit të tij në disa qytete të vendit, në një tur që ka shkaktuar tensione dhe “trazira” brenda partisë.

Në fjalën e tij, Salianji iu përgjigj drejtpërdrejt mesazhit të dërguar nga Sali Berisha drejtuar demokratëve, me thirrjen që të mos marrin pjesë në takimet e tij. Ai reagoi gjithashtu edhe ndaj akuzave se takimi në Shkodër ishte organizuar nga kryebashkiaku Benet Beci.

Sipas Salianjit, mesazhi që u është dërguar demokratëve vjen në emër të Partisë Demokratike dhe është nisur nga një numër telefoni që, sipas tij, paguhet nga fondet e PD-së. Ai theksoi se i njëjti numër nuk ka dërguar asnjë urim për festat fetare dhe as mesazhe kundër qeverisë, por është përdorur vetëm për të penguar takimet mes demokratëve.

Salianji mohoi çdo lidhje me Benet Becin, duke theksuar se ky i fundit nuk ka qenë drejtor i emëruar prej tij, por një drejtues i emëruar nga vetë PD dhe i mbajtur, sipas tij, në institucione të rëndësishme. Ai e cilësoi rastin e Becit si shembull të gabimeve të Partisë Demokratike, duke përmendur emërimet e padrejta, nepotizmin dhe lidhjet familjare, që sipas tij kanë çuar PD-në në gjendjen aktuale. “Nga drejtor i PD sot është kryebashkiak i PS dhe pak guxojnë ta përmendin,” u shpreh Salianji.

Në vijim, ai akuzoi atë që i quajti “rrogëtarë” dhe “kolltukovagë” të PD-së, duke thënë se ata nuk pranojnë të shohin sallat e mbushura dhe pakënaqësinë reale që ekziston në bazën demokrate. Sipas tij, meritokracia dhe rregullat e lojës po hidhen “në kosh të plehrave”, ndërsa tentativat për presion përmes mesazheve dhe kërcënimeve nuk e trembin.

“Presionin nuk e njoh. Nuk më ka bërë presion as Edi Rama, edhe në burg,” deklaroi Salianji, duke shtuar se ata që tregohen të butë përballë qeverisë dhe përpiqen të duken të fortë përballë demokratëve, e kanë gabim.

Në mbyllje, Salianji theksoi se forca politike dhe morale nuk vjen nga rroga apo privilegjet, por nga përballja, qëndresa dhe sakrifica. Ai citoi edhe një mesazh personal, duke thënë se “më mirë disa beteja të humbura me miq, sesa fitore me të paburra”.

Takimi në Shkodër u zhvillua në kuadër të turit të tij me strukturat dhe mbështetësit e Partisë Demokratike në qytete të ndryshme të vendit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme