Politika 24 January 2026, 20:21 Nga VNA

Salianji nga protesta, përsërit mesazhin për lidershipin e PD: Partia duhet të ripërtërihet për të qenë fituese

Ndaje në Whatsapp

Salianji nga protesta, përsërit mesazhin për lidershipin e PD:

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka përsëritur mesazhin e tij ndaj lidershipit të partisë edhe gjatë protestës së mbajtur sot para Kryeministrisë, ku mori pjesë megjithëse është përjashtuar nga PD.

Salianji theksoi se shoqëria kërkon PD që të jetë parti fituese dhe ripërtërija e PD i shërben vetëm opozitarëve.

“Agjenda ime është axhendë publike, në të mirë të shoqërisë dhe PD. Shoqëria kërkon PD që të jetë parti fituese. Padiskutim që ripërtërija e PD i shërben vetëm opozitarëve dhe shoqërisë. Do të jemi në komunikim për t’u përgjigjur të gjithë elementëve. Nëse personalisht ndërmarr një nismë për ta bërë PD fituese më nderon, pavarësisht se janë mijëra demokratë në çdo sallë qytetesh ku kanë qenë plot. Kjo tregon diçka”, tha ai.

Salianji prej kohësh zhvillon takime me demokratët në terren, ndërkohë që Berisha e ka shpallur të “vetpërjashtuar”, duke e akuzuar disa herë se po bashkëpunon me krimin e organizuar.

Salianji nga protesta, përsërit mesazhin për lidershipin e PD:

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme