Politika 18 January 2026, 19:10 Nga VNA

Salianji nga Lezha: Nuk krijoj forcë tjetër politike, shtëpia ime është PD dhe do ta bëjmë fituese

Ndaje në Whatsapp

Ervin Salianji zhvilloi sot në Lezhë një takim entuziast me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike. Ish-deputeti demokrat dha një mesazh të qartë politik, duke theksuar se nuk ka asnjë projekt për krijimin e një force tjetër politike dhe se e ardhmja e tij mbetet brenda PD-së.

“Nuk krijoj forcë tjetër politike, shtëpia ime është PD. PD do ta ndryshojmë, do ta bëjmë fituese”, u shpreh Salianji përpara mbështetësve.

Nga Lezha, ai theksoi se problemi kryesor nuk janë demokratët që reagojnë dhe kërkojnë ndryshim, por lidershipi që, sipas tij, nuk i dëgjon dhe nuk prodhon ide për t’i përfaqësuar ata.

Salianji nga Lezha: Nuk krijoj forcë tjetër politike, shtëpia ime

“E shohim si 5 fantastikët që rrinë në lidershipin e PD nuk dëgjojnë shqetësimet e demokratëve. Shqetësim janë ata që nuk dëgjojnë, jo demokrati i thjeshtë. Nuk është shqetësim pse mblidhemi nga salla në sallë gjithnjë e më shumë, por pse lidershipi i PD është braktisur. Shqetësim nuk janë idetë tona, por mungesa e ideve të tyre që po i largon demokratët”, deklaroi Salianji.

Ai kritikoi ashpër drejtimin aktual të PD-së, duke e përshkruar si të shkëputur nga baza dhe të përqendruar te privilegjet personale, ndërsa demokratët, sipas tij, vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar dhe të vendosur për ndryshim.

Në fjalën e tij, Salianji nënvizoi se forca reale e Partisë Demokratike buron nga vota dhe mbështetja e anëtarësisë dhe se asnjë lider nuk mund të pengojë bashkimin e demokratëve për të sfiduar qeverinë aktuale dhe për ta rikthyer PD-në në një forcë fituese.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme