Politika 16 December 2025, 19:33 Nga VNA

Salianji në Elbasan: Edi Rama nuk rrëzohet me idiotë të dobishëm në PD

Ndaje në Whatsapp

Salianji në Elbasan: Edi Rama nuk rrëzohet me idiotë të

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka vijuar takimet me demokratët, ndërsa sot u ndal në qytetin e Elbasanit, ku u prit me duartrokitje nga salla që ishte e mbushur plot. Në fjalën e tij para të pranishmëve, ku përsëriti se kjo iniciativë është për të garantuar që PD të mos i braktisë anëtarët, zgjodhi të ishte pak më i ashpër me drejtuesit e PD, por pa përmendur emra. Ai tha se Edi Rama nuk mundet me idiotë të dobishëm që nuk i lidh asgjë me njerëzit dhe që humbjet i kanë të vetmet bilance.

“Edi Rama nuk mundet as me armiq imagjinarë, as me përbetime të përsëritura prej vitesh nga disa që në politikë mund të njihen dhe si idiotë të dobishëm që nuk i lidh asgjë me njerëzit dhe që humbjet i kanë të vetmet bilanc në karrierën politike”, tha Salianji.

Duke vënë veten në rolin e viktimës, ai komentoi edhe përplasjet e fundit në kryesinë e PD, duke u shprehur se mbledhja e të shtunës u kthye në seancë gjyqi për të, në vend që të diskutohej aksioni politik për rrëzimin e qeverisë.

“Mbledhja e fundit e kryesisë ishte 4 orë gjyq për mua dhe për ju dhe 30 minuta për Edi Ramën. Duhet ta themi qartë në çdo diskutim të brendshëm të PD se nuk është rruga e duhur që ka zgjedhur në momente të rëndësishme të saj”, tha ai.

Një kritikë e pati edhe për Berishën, për të cilin tha se në vend që të kërkojë mobilizimin e demokratëve, kërkon llogari pse ai bën takime me demokratët.

“Ndërkohë që debati duhet të ishte edhe në këto momente mbi mobilizimin e demokratëve, trokitjen në çdo derë, si ky takim që shërben për të mbledhur njerëz për të bërë thirrje për protestën e datës 22, drejtuesi dhe lidershipi i PD-së, në vend që të jap llogari, kërkon llogari pse takohen demokratët”, tha Salianji.

Gjatë takimit me strukturat e PD-së në Elbasan, ai theksoi sërish se humbësit brenda PD duhet të bëjnë një hap pas, pasi sipas tij, ky është parimi i demokracisë.

Në takim fjalën e mori edhe kreu i Forumit Rinor të Degës së PD Librazhd, i cili ishte më i drejtëpërdrejtë me kërkesën ndaj Sali Berishës. Ai tha se ka ardhur koha që kreu i PD të lëshojë rrugën për të rinjtë, ndërsa kritika pati edhe për deputetët demokratë të Elbasanit, për të cilët tha se nuk mbledhin dot njerëz në protesta sepse janë produkt i listave.

“Si do e rrëzojmë atë palloshin e gjatë, duke iu besuar vetëm të rinjve. Doktor, ne e duam shumë, ai ka votat e veta, por duhet të hap krahun. Duhet t’i lërë vendin të rinjve dhe të rejave që ne të jemi një alternativë e saktë. Ne duhet të vendosim. Të dashur motra dhe vëllezër, një moment të vështirë po kalojmë. Që të gjithë të dalim në protestë, i keni parë deputetët e këtij qarku sa veta nxjerrin, zero. Se ata nuk janë deputetë të votuar nga ju, ata janë deputetë të qokave dhe të listave”, tha ai.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme