Politika 19 April 2026, 21:07 Nga VNA

Salianji mesazh Berishës: “Lejo garën, që të mundim autokratët e qeverisë duhet të mundim para së gjithash autokratët e opozitës”

Ndaje në Whatsapp
Salianji mesazh Berishës: “Lejo garën, që të mundim

lIsh-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka vijuar turin e tij të foltoreve në qytetin e Kukësit. Para demokratëve të Kukësit, ai ka kërkuar që kupola e Partisë Demokratike të japë llogari në lidhje me aksionin opozitar dhe premtimet e bëra për rrëzimin e Edi Ramës.

“Të japin llogari drejtuesit, patjetër që do japin llogari. U tha që do e tërhiqnin zvarrë Edi Ramën. As zvarrë nuk e shoh dhe as të tmerruar. Më duket sikur po tallen për shkak të lidershipit të PD-së. U tha se do fitoheshin zgjedhjet lokale. U fitua vetëm në Has”, u shpreh Salianji.

Ervin Salianji kishte edhe një mesazh të fortë për Sali Berishën, ku i kërkoi kryedemokratit të lejojë garën dhe të përballet në zgjedhjet brenda partisë, duke zbatuar statutin.

“Dil dhe përballu në garë. Nuk po kërkojmë të ikësh për shkak të statutit. Po themi jepi mundësinë demokratëve të shprehen me votë, dil e ballafaqohu me premtimet e tua përballë demokratëve. Që të munden autokratët e qeverisë, duhet të munden më parë autokratët e opozitës. Nuk duhet të lejojmë që PD të shkatërrohet”, tha ai.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme