Politika 13 December 2025, 14:04 Nga VNA

Salianji: Koha për protesta dhe revolta, jo foltore para Kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp
Salianji: Koha për protesta dhe revolta, jo foltore para

Ervin Salianji, i pranishëm në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, ka folur për mediat pak para nisjes së takimit, duke u shprehur hapur në favor të protestave, madje duke shkuar më tej, drejt revoltave qytetare.

Sipas tij, fokusi duhet të jetë përballja e drejtpërdrejtë me qeverinë dhe dëgjimi i çdo shqetësimi qytetar. Salianji tha se nëse Partia Demokratike nuk arrin t’i përkthejë shqetësimet e demokratëve në energji reale proteste, do ta ketë të vështirë të mobilizojë qytetarët, ashtu siç ka ndodhur deri tani.

“Është momenti që të fokusohemi tek protesta, tek revolta, përballja me qeverinë, te dëgjesa e çdo shqetësimi qytetar. Nëse nuk jemi të aftë t’i përkthejmë në energji shqetësimet e demokratëve, do ta kemi të vështirë, siç po e kemi, për të bërë protesta. Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë”, u shpreh Salianji.

Ai shtoi se këtë qëndrim e ka përsëritur në çdo mbledhje të Kryesisë dhe se shpreson që kjo të reflektohet në vendimmarrjen e ardhshme të strukturave drejtuese të partisë. Salianji theksoi gjithashtu se ka qenë i pranishëm në çdo protestë dhe se i është nënshtruar gjithmonë vendimmarrjes së partisë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme