Politika 16 April 2026, 13:51 Nga VNA

Salianji i përgjigjet Berishës: Akuza të pabaza dhe tregojnë gjendje të rënduar psiko-emocionale

Ndaje në Whatsapp

Salianji i përgjigjet Berishës: Akuza të pabaza dhe tregojnë

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PD, Sali Berisha, i cili gjatë një takimi me fermerët në Kuçovë e akuzoi atë se drekonte me Ergys Agasin dhe se përdorte Suel Çelën për të kërcënuar demokratët.

Në postim në facebook, Salianji i cilësoi akuzat si të pavërteta dhe të motivuara politikisht, duke thënë se tregojnë një “gjendje të rënduar psiko-emocionale”.

“Sulmet nuk janë as të rastësishme dhe as të sinqerta. Janë shprehje e qartë e frikës nga gara dhe humbjes së privilegjeve” u shpreh ai.

Salianji gjithashtu shprehet se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pjesë e “pazareve me pushtetin”, ndërsa nënvizoi se ka paguar personalisht për qëndrimet e tij politike.

“Të më akuzosh për lidhje me krimin është dëshmi e një paniku të thellë politik,” deklaroi ai.

Më tej, ish-deputeti bëri thirrje për një garë të hapur dhe të ndershme brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se demokratët kanë nevojë për përfaqësim dhe jo për përjashtime apo etiketime.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme