Politika 25 April 2026, 14:12 Nga VNA

Salianji i përgjigjet Berishës: “36 vite në pushtet të kanë bërë të kërkosh skllevër”. Në burg erdhe për të takuar Pëllumb Gjokën jo mua

Ndaje në Whatsapp

Salianji i përgjigjet Berishës: “36 vite në pushtet të

Deputeti demokrat Ervin Salianji i është përgjigjur ashpër Sali Berishës, duke e akuzuar se për dekada ka ndërtuar një kulturë politike ku demokratët trajtohen si vartës të tij.

Në një reagim ne FB, Salianji shkruan se “36 vite në pushtet në kurriz të demokratëve i kanë krijuar mendësinë që kushdo ka detyrim të jetë skllav i tij”, ndërsa shton se në politikë nuk ka asgjë më të vjetër sesa kur një lider që ka humbur lidhjen me realitetin përpiqet të shpikë armiq për të fshehur frikën nga gara.

Sipas tij, problemi sot në Partinë Demokratike nuk janë demokratët që duan fitore, por një pjesë e lidershipit që ka humbur besimin e njerëzve dhe që i trembet çdo zëri ndryshe.

“Unë nuk kam përfunduar në krahët e askujt. Isha dhe jam i lirë dhe po them atë që shumë e mendojnë: e përbuzin Sali kolltukun për uzurpimin që i ka bërë Partisë Demokratike, por e shajnë vetëm në tavolina”, shprehet Salianji.

Ai thekson se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pjesë e pazareve politike dhe se ka qëndruar përballë pushtetit, duke paguar edhe çmim personal për këtë qëndrim.

Në reagimin e tij, Salianji akuzon drejtuesit aktualë të PD-së se nuk frymëzojnë më dhe se i shmangen përballjeve reale. “Kur nuk ke përgjigje për dështimin, shpik histori. Kur nuk ke mbështetje, sulmon këdo që ngrihet”, shkruan ai.

Deputeti demokrat shkon edhe më tej duke e akuzuar Berishën për marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për reforma dhe interesa të tjera, ndërsa e sfidon hapur për garë politike.

“Me mua i ke bërë hesapet gabim: do të çmontoj ty dhe autokratin e qeverisë. Regjimi Rama-Berisha është i përbuzur nga shqiptarët. Dhe meqë ke mbështetje, dil në garë, mos u fshih si frikacak”, përfundon Salianji.

Në reagimin e tij, Salianji përmend edhe emrin e Olti Gjokës, duke iu përgjigjur akuzave të Berishës. Ai thotë se kur Berisha shkoi në burg, nuk kishte kërkuar ta takonte atë, por persona të tjerë. Sipas Salianjit, edhe këta persona nuk kishin pranuar ta takonin, pasi – siç pretendon ai – Berisha i kishte gënjyer edhe ata.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme