Politika 29 November 2025, 12:33 Nga VNA

Salianji dhe Alimehmeti në qendër të zhvillimeve në PD; Berisha paralajmëron protesta kombëtare dhe refuzon dorëheqjen

Ndaje në Whatsapp
Salianji dhe Alimehmeti në qendër të zhvillimeve në PD;

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas takimit që Ervin Salianji zhvilloi me më të votuarit e procesit të Primareve, mes të cilëve ishin edhe mjeku Ilir Alimehmeti dhe vetë Salianji. Berisha tha se të gjithë kandidatët i ka takuar ose telefonuar, duke nënvizuar se “askush nuk është i përjashtuar nga partia”.

Sipas tij, problemi më serioz nuk ka qenë përçarja, por angazhimi total për mbrojtjen e votës:

“Kandidatët e Primareve i kam takuar ose telefonuar. Vetë Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë, Alimehmeti edhe më shpesh. Askush nuk është i përjashtuar. Problemi ka qenë mbrojtja e votës. Kam thënë 12 herë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por kam bërë zotimin që do e mbroj votën”, u shpreh Berisha.

Berisha paralajmëroi se protesta e nisur para Kryeministrisë nuk do të mbetet më e përqendruar vetëm në Tiranë. Sipas tij, PD ka nisur tashmë analizën e brendshme dhe këtë javë do të startojnë foltoret në qytete të ndryshme të vendit.

“Këtë javë fillojnë foltoret jashtë Tiranës”, deklaroi ai.

Berisha i përgjigjet pyetjeve për dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve

Në bashkëbisedimin online me qytetarët, një komentues e pyeti drejtpërdrejt nëse do të largohej nga drejtimi i PD pas humbjes së zgjedhjeve. Pyetja shoqërohej me sfidën “Nëse je burrë, përgjigju”.

Berisha tha se dorëheqja është kriter në kushtet e zgjedhjeve normale, por jo kur procesi është “farsë”:

“Humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë i dorëheqjes. Por kur zgjedhjet janë farsë, një akt i tillë do t’i shërbente diktatorit dhe atyre që shtypin pluralizmin”, u shpreh kreu i PD.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme