Politika 28 November 2025, 12:42 Nga VNA

Sali Berisha si Gaz Bardhi: “Takimet në kafe nuk meritojnë të komentohen”

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha si Gaz Bardhi: “Takimet në kafe nuk meritojnë

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar takimin e zhvilluar dje nga një sërë eksponentësh të Partisë Demokratike.

Berisha u shpreh se normalisht takimet në kafe nuk meritojnë të komentohen, por theksoi se PD mbetet partia më e hapur dhe demokratike e vendit.

“Normalisht takimet në kafe nuk meritojnë komente, por PD është partia më e hapur dhe demokratike e këtij vendi për çdo lloj mendimi, ideje dhe kaq mund të them”, tha ai.

Sipas Berishës, procesi i analizës së brendshme ka nisur dhe udhëzimet janë bërë. Ai nënvizoi se takime të tilla nuk përbëjnë as lajm e as risi, duke akuzuar mediat se po i përdorin këto episode për të mbuluar “superskandalet e Ramës dhe Lubisë”.

“Diversitet mendimi në këtë parti ka patur dhe do ketë,” tha Berisha, duke shtuar se nuk është aspak i shqetësuar nga këto lëvizje të brendshme.

“Unë i shqetësuar? Jo. Njerëzit që kanë marrë më shumë vota janë në Parlament. Për listat e hapura ata janë njerëz të nderuar, janë aktivistë të shquar të PD dhe njerëz me kontribute të pamohueshme në PD dhe është gjëja më normale mendimi ndryshe në parti.”

Ai shtoi se çdo anëtar ka vendin e vet institucional për të shprehur mendimet:

“Salianji është anëtar i Kryesisë së PD dhe ka vendin ku t’i shprehë mendimet. Të tjerët janë… Alimehmeti është këshilltari i parë i opozitës në Tiranë. Të gjithë kanë vendin ku të shprehin mendimet e tyre.”

Berisha theksoi se dera e tij është e hapur për çdo demokrat, por se instancat ekzistojnë dhe duhen respektuar:

“Unë pres çdo demokrat në zyrë, por janë të ftuar t’i shprehin mendimet e tyre gjithë demokratët. Nuk ka asnjë lloj risie këtu, të jem i sinqertë.”

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme