Politika 25 February 2026, 13:15 Nga VNA

Sali Berisha paralajmëron protestë kreative më 28 shkurt: “Asgjë nuk përjashtohet”

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha paralajmëron protestë kreative më 28 shkurt:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, para gazetarëve komentoi protestën e radhës që do të mbahet më 28 shkurt, duke paralajmëruar se ajo do të jetë ndryshe dhe kreative.

Berisha nuk përjashtoi mundësinë e bllokimit të rrugëve, teksa u shpreh se po eksplorohen forma të ndryshme protestash dhe se opsionet janë të gjitha në konsideratë. Ai shtoi se protestat do të diversifikohen dhe do të ketë kreativitet në mënyrën e zhvillimit të tyre.

“Ne tani kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do eksplorohen forma të reja,” tha Berisha, duke theksuar se qëllimi mbetet vetëm protestë pa përjashtuar asnjë mundësi.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme