Politika 24 September 2025, 11:53 Nga VNA

Sali Berisha “harron” masakrën elektorale: Hymë në zgjedhjet për bashkinë se nuk jemi parti bojkoti dhe lëvizjesh guerile

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha “harron” masakrën elektorale: Hymë në

Partia Demokratike duket se po largohet gjithnjë e më shumë nga retorika e saj për “masakrën elektorale”, ndërsa përgatitet të hyjë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Në kontrast me akuzat e vazhdueshme ndaj qeverisë për manipulim zgjedhor, kreu i PD-së, Sali Berisha, ofroi një justifikim të pazakontë për vendimin e partisë për të marrë pjesë në zgjedhje.

Në një prononcim për mediat, jashtë sallës së Parlamentit, Berisha u pyet se si është e mundur që PD e akuzon Edi Ramën për vjedhje zgjedhjesh, por gjithsesi zgjedh të hyjë në garë me të. Përgjigjja e tij ishte se bojkotimi i zgjedhjeve kërkon organizimin e protestave guerile, të cilat sipas tij, nuk përputhen me natyrën e PD-së.

“Ka dy taktika, dy qëndrime. Ka qëndrimin e bojkotit dhe është ajo, mund të përdoret, por ajo kërkon të përgatisësh lëvizje guerile, e tjera e tjera, që ne nuk jemi. Nuk jemi parti e lëvizjeve guerile”, u shpreh Berisha.

Kjo deklaratë bie ndesh me të shkuarën e afërt politike të vetë Berishës. Jo më larg se viti 2022, kur ai organizoi një protestë të dhunshme për të marrë selinë e PD-së, pas përjashtimit nga strukturat drejtuese të partisë, ngjasonte më shumë me lëvizjet guerile, të cilat sot thotë se nuk i përfaqëson.

Për më tepër, Partia Demokratike, përveçse nuk ka ndërmarrë protesta serioze apo bojkot institucional, deri më tani nuk ka as një emër të qartë kandidati përballë Ogerta Manastirliut në Tiranë. I pyetur nga gazetarët për emrat potencialë, Berisha deklaroi se PD ka “jo një, por disa kandidatë”, por nuk dha asnjë emër konkret.

 

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme