Politika 28 March 2026, 12:28 Nga VNA

Sali Berisha cakton 17 prillin si 'ditën e dorëheqjes' së Ramës

Ndaje në Whatsapp

Sali Berisha cakton 17 prillin si 'ditën e dorëheqjes'

Kreu i PD, Sali Berisha, i ka dhënë fund pritjes dhe ka njoftuar ditën se kur do të mbahet protesta e radhës së opozitës. Ai bëri thirrje që më 17 prill e gjithë Shqipëria të zbres në Tiranë.

Kryedemokrati deklaroi se kryeministri Edi Rama ka vetëm një rrugë dhe ajo është të japë dorëheqjen.

“Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë. Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde të Ballukëve kriminelë dhe kartelet e drogës në Shqipëri. Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj”, tha ai.

Kujtojmë se kjo është protesta radhës që do mbajë opozita në aksionin që e ka etiketuar “kilometri i fundit”. Por deri më tani protestat nuk kanë sjell asnjë shqetësim për partinë në pushtet e cila ka filluar punën për zgjedhjet lokale të 2027-ës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme